Megjithëse titulli i mësipërm edhe i gjithë ky studim duket klishe, në fakt është mëse i vërtetë dhe shumë efikas. Të gjitha nënat e reja do ta kenë ditën dhe jetën e tyre më të thjeshtë nëse që në lindje i mësojnë vogëlushëve të tyre një rutinë të re gjumi.

Një studim i bërë në Australi nga “National Sleep Foundation”, ka dalë në përfundimin se sa më herët të bjerë në gjumë fëmija, aq më shumë orë gjumi do të bëjë në mëngjes dhe aq më tepër do të përmirësohet shëndeti psikologjik i nënës.

Loading...

Kërkuesit kanë vëzhguar e studiuar qindra familje australiane që nga viti 2014 të cilat çdo 2 vjet janë marrë në pyetje për të parë nëse harmonia dhe gjendja e tyre mendore ishte përmirësuar pas këshillave të të vënit në gjumë fëmijët më shpejt.

Ata që i kishin ndjekur këto rregulla duke i vënë fëmijët e tyre në gjumë në orën 8:30 rezultuan më të lumtur dhe me një nivel stresi të ulët sesa ata që kishin orare të çrregullta. Nëse i vini në gjumë vogëlushët tuaj më herët se zakonisht, çdo natë në të njejtin orar e gjithë jeta dhe rutina juaj e përditshme do të ndryshojë pozitivisht.

Një arsye se përse fëmijët tuaj nuk arrijnë të flenë apo zgjohen disa herë natën, është për shkak të paisjeve teknologjike si televizori, tabletat, celulari apo lojrat kompjuterike. Këto pajisje çlirojnë një hormon në trupin e fëmijëve tuaj që nuk i lejon të flenë gjumë.

Këto duhet të zëvendësohen nga libra dhe aktivitete ditore në mënyrë që fëmija juar të jetë në lëvizje, të lodhet (por nga ajo lodhja e mirë) e më pas të flerë herët dhe pa shqetësime.


 
Loading...