Partitë populiste kanë trefishuar forcat në Evropë në 20 vitet e fundit duke siguruar vota të mjaftueshme për të dërguar udhëheqësit e tyre në postet qeveritare në 11 vende, duke sfiduar establishmentin politik në të gjithë kontinentin, thuhet në hulumtinin e kryer nga Guardian, përcjellë MekuliPress.info

Rritja e qëndrueshme e vërejtur në forcat populiste evropiane veçanërisht në ato të djathta, u vërtetua përmes analizës së performancës së tyre në zgjedhjet nacionale të mbajtura në 31 vende evropiane gjatë dy dekadave të fundit. Hulumtimi u krye nga Guardian në bashkëpunim me të paktën 30 shkencëtarë politikë.

Loading...

Të dhënat tregojnë se populizmi është në rritje të qëndrueshme që prej të paktën 1998. Dy dekada më parë partitë populiste në thelb të margjinalizuara mblodhën vetëm 7% të votave në Evropë. Në zgjedhjet e fundit nacionale, megjithatë, një në katër evropianë votuan partitë populiste në vendet e tyre.

“Sot (populizmi) është bërë gjithnjë e më i zakonshëm: disa nga zhvillimet më të rëndësishme politike të fundit, të tilla si referendumi mbi Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump nuk mund të kuptohet pa marrë parasysh rritjen e populizmit”- shpjegon Matisse Rountouin, një sociolog politik i Universitetit të Amsterdamit, i cili udhëhoqi hulumtimin.

Studimi shpalos të gjithë spektrin e populizmit në Evropë – nga Viktor Orban në Hungari dhe Matteo Salvini në Itali deri tek nga partitë majta populiste, të cilat u konsoliduan pas krizës financiare në Europë, por siguruar vende në parlament, me përjashtim të Greqisë. Populizmi njohur rritje edhe në Holandë, Francë, Poloni, Gjermani, e Suedi. Bazuar në të njëjtin studim, rreth 170 milionë qytetarë evropianë jetojnë nën qeveritë populiste. Megjithatë  ky fenomen nuk po ndodh vetëm në Evropë. Populistët janë zgjedhur në pushtet në pesë nga shtatë fuqitë e mëdha në botë: si India, SHBA, Brazili, Meksika dhe Filipinet.

Loading...