Përtej të gjitha pamjeve mahnitëse në reklamat e pushimeve, sezoni i Krishtlindjeve mund të jetë një periudhë jashtëzakonisht stresuese. Ndaluni tek shpenzimet, alkooli shtesë dhe konsumi i sheqerit dhe koha më e mrekullueshme e vitit mund të kthehet në një ‘taksë’ për shëndetin tuaj.

Ky stres mund të ketë pasoja vdekjeprurëse. Studiuesit në Suedi shqyrtuan të dhënat për 283 000 sulme të zemrës që ndodhën në vend midis viteve 1998 dhe 2013. Nga studimet, u konstatua se sulmet në zemër ndodhën më shpesh në orët e para të mëngjesit dhe ditën e hënë. Ndërkohë, vunë në dukje se rreziku më i madh i sulmit u shfaq gjatë sezonit të festave, kryesisht më 24 dhjetor.

Loading...

Nga të dhënat, 37% e sulmeve në zemër ndodhnin në prag të Krishtlindjeve, ndërsa 20% e tyre ditën e Viti të Ri. Gjatë gjithë javës mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, rreziqet e sulmit në zemër ishin 15% më të larta se në ditët e tjera të muajit dhjetor.

Suedia nuk është vendi i vetëm ku është identifikuar ky fenomen. Në vitin 2004, kardiologët në Los Anxhelos vunë re një rritje të sulmeve në zemër si dhe shqetësime të tjera kardiake gjatë periudhës midis Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Ndërkohë, sa i takon grupmoshës më të prekur nga ky fenomen, rezulton se personat mbi 75-vjeç të sëmurë me diabet ose të ‘familjarizuar’ me problemet e zemrës janë më të predispozuar që të pësojnë një atak kardiak gjatë kësaj periudhe.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se duke iu referuar edhe studimeve të mëparshme që kanë konstatuar një lidhje midis stresit akut dhe incidenteve konorare, stresi i pushimeve mund të jetë fatal për disa individë.

Loading...