Një sondazh ka treguar se televizioni mbetet burimi më i madh i lajmeve për amerikanët, ndërsa gazetat e printuara kanë humbur terren kundrejt shërbimeve digjitale.

Raporti i Qendrës Kërkimore Pew zbuloi se 47 % e Amerikanëve preferojnë t’i shikojnë lajmet në televizion, 34 % preferojnë t’i lexojnë dhe 19 % preferojnë t’i dëgjojnë në format radioje.

Loading...

Sondazhi paraqet më shumë probleme për sektorin e gazetave në vështirësi, ndërsa televizioni rivalitetin e tij e ka kundër videos në internet. Studiuesit kanë zbuluar se të rriturit, më të rinj se 50 vjeç, preferojnë internetin si platformë për të marrë lajme, pavarësisht nëse i lexojnë, i shikojnë ose i dëgjojnë ato.

Madje, 1/3-a e të intervistuarve mbi moshën 50 vjeç, tha se ata ishin më të afërt me internetin se sa me gazetat në letër. Radioja ka qenë e qëndrueshme si një burim lajmesh, por një numër gjithnjë e më i madh i amerikanëve po dëgjojnë lajme online nëpërmjet podkasteve ose radios në internet, tregoi sondazhi.

Televizioni ende kryeson klasifikimin mediatik, pavarësisht numrit gjithnjë e më të madh të iniciativave të lajmeve në internet, sipas Pew. Raporti bazohet në një sondazh që i është bërë 3,425 personave në SHBA, i zhvilluar nga 30 korriku deri më 12 gusht të këtij viti.


 
Loading...