T’i doni tjerët është gjë e lehtë. Ta doni vetveten është pjesa e vështirë… të paktën kështu mendojmë shpeshherë.

Por, siç na kanë mësuar shumë figura të mençura përgjatë viteve, vetëm atëherë kur mund ta pranoni dhe shijoni vetveten ju mund ta gjeni paqen e mendjes dhe të jeni vërtetë prezente për të dashurit tuaj.

Loading...

Ta doni vetveten është themeli i stabilitetit dhe forcës që keni, pa të cilat nuk jeni të rëndësishme për askënd.

Në mënyrë që të bëheni e suksesshme në pothuajse çdo gjë në jetë, ju fillimisht duhet të besoni se e meritoni të keni sukses.

Më poshtë i keni disa thënie që ju inspirojnë ta dashuroni veten!

– “Dashurojeni vetveten fillimisht dhe pastaj çdo gjë rrjedh vetvetiu. Për të përfunduar çfarëdo në këtë botë, fillimisht vërtet se duhet ta dashuroni vetveten” – Lucille Ball

– “Miqësia me vetveten është shumë e rëndësishme, sepse pa të nuk mund të bëheni miq me askënd tjetër në botë” – Eleanor Roosvelt

– “Asnjëherë mos e bëni dikë prioritet kur për të jeni vetëm një opsion” – Maya Angelou

– “Kur e nënvlerësoni atë çfarë bëni, bota e nënvlerëson atë çfarë jeni” – Oprah Winfrey

– “Mos e pyesni veten se çfarë i nevojitet botës, por pyeteni veten se çfarë ju bën të gjallë. E pastaj bëjeni atë sepse botës i nevojiten njerëz të gjallë”

Loading...