Boksieri britanik Tony Bellew është duke kryer përgatitjet e fundit për duelin e 10 nëntorit, kur në Manchester do të duelojë ndaj Oleksandr Ysuk, sfidë e vlefshme për titujt kampionë bote të peshës “cruiserweight”, që mbahen nga ukrainasi. “Vendosa të merrem me boks për t’i bërë përshtypje babait tim. Ai nuk pati mundësi të boksonte asnjëherë edhe pse merrej me këtë sport. Ndaj dhe unë e nisa këtë sport për të bërë realitet ëndrrat e tij dhe për t’i bërë përshtypje”, tha Bellew.

Loading...

Duke folur për duelin e 10 nëntorit, britaniku tha: “Kur më pa në sy për herë të parë e pashë të çoroditur, ishte konfuz dhe i pashpresë. Unë do ta mund atë monstër, do ta shkatërroj, do ta ndaj në fysh. Do t’i marr shpirtin dhe ai nuk ka për ta kuptuar se çfarë po ndodh në ringun. Unë nuk mendoj se mund ta mund atë, unë e di se do ta mund atë. Fitorja ime është e sigurtë”, u shpreh 35-vjeçari Tony Bellew, 30 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierën e tij.


 
Loading...