Ky vit karakterizohet me një ‘luftë’ të madhe mes lojtarëve që do ta fitojnë Topin e Artë, ndryshe nga vitet tjera ku emri i Lionel Messit e Cristiano Ronaldos ishte i padiskutueshëm.

Ylli argjentinas është tërësisht jashtë listës së favoritëve, ndërsa portugezi ka pak gjasa ta rrëmbej çmimin, edhe pse pritet të jetë brenda treshes më të mirë.

Loading...

Favoriti kryesor mbetet Luka Modric, fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe finalist i Kampionatit Botëror.

Antoine Griezmann, Kylian Mbappe dhe Raphael Varane janë emrat tjerë që do ta diskutojnë çmimin e këtij viti.

Si është votuar?

Lista fillestare e kandidatëve për këtë çmim përbëhet nga 30 futbollistë dhe ajo zgjidhet nga ekipi redaktorial i gazetës franceze të futbollit, France Football, e cila këtë vit është ndarë nga FIFA.

Pas listës, tubohen gazetarë të ndryshëm nga gjitha vendet e botës, të cilët kanë të drejtën e votimit sipas përformancave të lojtarëve.

Gazetarët do zgjedhin pesë nga 30 futbollistët në listë, ndërsa më pas nga ata pesë lojtarë do zgjidhet më i miri.

Gazetarët i vlerësojnë futbollistët sipas këtyre kritereve:

Paraqitjeve individuale dhe me ekip gjatë vitit;
Klasi i lojtarit (talenti dhe fair play);
Vlerësimi i përgjithshëm i karrierës së futbollistit.

Futbollisti i cili vlerësohet nga secili gazetar në pozitën e parë do t’i marrë gjashtë pikë, i dyti katër pikë, i treti tre pikë, i katërti dy pikë dhe i pesti një pikë.


 
Loading...