Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve ka mbështetur vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës 100% ndaj importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Madje, ata kanë kërkuar që këtij vendimi t’i shtohet edhe ndalimi i importit të derivateve të naftës dhe gazit nga Serbia. “Sa i përket mallrave të Republikës së Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës, ne si shoqatë mbështesim masat e marra për taksën 100% te cilat u janë vënë mallrave të këtyre dy shteteve”.

Loading...

“Shoqata e ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, solidarizohet me këto masa dhe garanton se nuk do të importojë asnjë litër derivate të naftës nga Serbia e as nga Bosnja e Hercegovina”.

Në komunikatë thuhet se kjo shoqatë vlerëson masat e marra nga Qeveria dhe i mbështet ato.

Loading...