Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar vlerësimin e CIA-s se në vrasjen e gazetarit suadit, Jamal Khashoggi ka pëgjegjësi princi i kurorës Mohammed bin Salman shumë të parakohshëm.

Ai ka deklaruar se të martën do të ketë në dorë një raport të plotë nga CIA për këtë çështje dhe ka shtuar se “vrasjet nuk duhet të ndodhin”. Por teksa ka bërë këtë deklaratë Trump ka shtuar se vlerësimet e CIA-s për implikimin e drejtpërdrejtë të bin Salman janë të mundshme, çka provon sesa delikate është çështja në fjalë.

Loading...

Si president unë duhet të marr në konsideratë shumë gjëra, citohet nga Reuters, Presidenti amerikan, që i ka cilësuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite si spektakolare.

Vrasja e gazetari të “The Washington Post”, Khashoggi mendohet se është bërë me urdhër të bin Salman në konsullatën saudite në Stamboll. Autoritetet turke kanë bërë çdo gjë që të diskreditojnë princin saudit që ka mbi vete një njollë që nuk ka për t’iu ndarë gjithë jetën. Qoftë edhe për nga mënyra barbare me të cilën u ekzekutua gazetari në fjalë.

Loading...