Ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se Gjermania dhe Europa nuk mund të bazohen më tek një aleat si SHBA, presidenti amerikan Donad Trump ka lëshuar një deklaratë – lajm që nuk dihet mirë se çfarë parathotë.

Loading...

Ne kemi një deficit tregëtar masiv me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak sesa duhet të paguanin në NATO dhe për ushtrinë. Shumë keq për SHBA-të. Kjo do të ndryshojë”, shkruan Trump në një postim në Twitter.

Lidhja mes defiçitit tregëtar SHBA – Gjermani dhe kontributeve financiare të kësaj të fundit në NATO ka vetëm një lidhje dhe kjo është financiare. Por duke patur parasysh atë që do të thotë presidenti amerikan, kemi të bëjmë ndoshta me një qasje të fortë, në kuadrin e një lufte tregëtare mes të dyja vendeve që patjetër do të prodhojë pasoja në Aleancën e Perëndimit. Këto vite është folur shumë për rindërtimin e besimit, sidomos pas administratës Bush. Por në administratën Bush kishte njerëz që preferonin të shfrytëzonin superfuqinë amerikane për politika të forcës. Aktualisht kemi luhatjen e humorit si politikë publike, që janë shumë më të dëmshme sesa diferencat strategjike që në çdo rast kanë një bazë racionale.


 
Loading...