Një studim i fundit ka treguar se konsumi i ushqimeve gjysmë të gatshme rrit rrezikun e depresionit. Një konstatim i tillë ka bërë që nga mjekët të kërkohet këshilla në lidhje me dietën ushqimore të pacientëve, si pjesë e trajtimit për depresion.

Ata që ndjekin një dietë tradicionale mesdhetare janë më pak të predispozuar të preken nga depresioni, për shkak të peshkut, frutave, farave dhe perimeve që përmban kjo dietë dhe që mbrojnë njerëzit nga problemet e shëndetit mendor.

Loading...

Publikuar në gazetën “Psikiatria molekulare”, studimi është në të vërtetë një analizë e kërkuesve nga Britania, Spanja dhe Australia, që kanë ekzaminuar 41 studime të mëhershme mbi lidhjet mes dietës dhe depresionit.

Ushqimet që përmbajnë shumë yndyrna apo sheqer, apo që janë shumë të përpunuara, sipas studimit çojnë në inflamacion jo vetëm të zorrëve, por të të gjithë trupit, që njihet si inflamacion sistematik.

Në këtë aspekt, pasojat e dietave të varfra janë të ngjashme me ato të duhanpirjes, ndotjes, obezitetit dhe mungesës së ushtrimeve.

Loading...