Virgil Van Dijk ka zbuluar se ai ka luajtur i sëmurë që t’i ndihmojë Liverpoolit të mposhtë Ëolvesin të premtën mbrëma.

Qendërmbrojtësi holandez pati paraqitje të shkëlqyer në këtë takim, përkundër faktit se ishte në dyshim për të startuar.

Loading...

Paraqitja e tij ishte pashmangshme duke parë mungesat e shumta në mbrojtje dhe kjo rezultoi pozitivisht për The Reds.

“Ishte ditë e vështirë për mua sepse isha i ftohur dhe nuk isha 100 për qind i gatshëm”.

“Këto mbrëmje janë shumë të rëndësishme për ne. Ne kemi fituar këtu dhe është hap i madh për ne. Fitorja ishte shumë e rëndësishme”.

“Ëolves është ekip shumë i mirë, ata e kanë treguar gjatë gjithë sezonit”.

“Të gjithë partnerët e mi në mbrojtje janë shumë të mirë dhe është kënaqësi të luaj me ta. Unë po kënaqem në secilin minut të këtij sezoni”.

“Ne e kemi edhe Joe dhe Joelin, por Dejan Lovren po bën punë fantastike dhe ka realizuar punë të mirë që prej se erdha këtu”, u shpreh Van Dijk.

Loading...