Fillimisht, samiti i ardhshëm i NATO-s duhej që të mbahej në Stamboll. Por, sipas raportimeve të burimeve gjermane, sidomos Gjermania dhe Franca, ishin për ndryshimin e vendmbajtjes së Samitit. Siç raportohet këto shtete prapa kulisave punuan që ai të zhvillohet në Bruksel dhe si rrjedhoj e kanë refuzuar një ofertë nga presidenti turk Rexhep Erdogan, për të qenë nikoqir i Samitit të Aleancës ushtarake për vitin e ardhshëm.
Sipas gazetes gjermane “die Welt” citohet një zyrtar i lartë i NATO-s: “Ne nuk duam që Turqia për mes kësaj të rivlerësohet ndërkombëtarisht dhe duam që ta shmangim përshtypjen se NATO e mbështet politikën e brendshme të qeverisë turke”.
Por cili është shkaku i këtij ndryshimi?

Loading...

Me sa duket Erdogan zyrtarisht gjatë Samitit të Aleancës në korrik të vitit 2016 në Varshavë kishte kërkuar dhe ofruar shtetin e tij si nikoqir. Fillimisht, ky plan për vitin 2018 ishte aprovuar parimisht, edhe pse nuk kishte pasuar ndonjë vendim formal. Por tani si pasoj e përplasejeve të brendshme në Turqi e sidomos të diskursit gjermano-turke në lidhje me bazën ajërore Inçirlik në Turqi, në të cilën gjendet Bundeswehr me avionët e saj të tipit Tornado dhe, ku nga ana turke i mohohet deputetëve gjerman vizita e trupave të tyre ushtarake në këtë bazë, shtyu palën gjermane që rishikohet dhe të ndryshohet shteti nikoqir i Samitit të Aleancës Verio-Atlantike për vitin 2018.

Ky refuzimi i Erdogan-it ilustron një raund të ri të mosmarrëveshjeve në mes Gjermanisë e Turqinës. Prandaj, edhe SPD ditëve të kaluara bërri thirrje për tërheqjen e Bundeswehr nga Turqia. Pritet që ky vendim do të merret brenda dy javësh.
Se ky “konflikt” prek edhe sferën e sigurisë në Ballkan, tregon edhe fakti i mosmarrëveshjes tjetër mes të Austrisë dhe Turqisë, ngase Austria si vend partner i NATO-s, kërkon ndërprerjen e bisedimeve për pranimin në BE të Turqinës. Ndërsa si përgjigje e kësaj, turqit me veto duan që ti përjashtojnë austriakët nga të gjitha programet e partneritetit me NATO. Nëse kjo ndodh, pritet edhe tërheqja e kontigjentit austriak nga KFOR në Kosovë.

Burimi: dpa, die Welt
MekulPress


 
Loading...