Emigrantët që vijnë për pushime në Shqipëri do të protestojnë para kryeministrisë. Dhjetori është pagëzuar si muaj i protestave, kjo marr shkas nga tubimi për më shumë se 16 ditë i studentëve por dhe grupeve të tjera sociale.

Por përtej studentëve të cilët ndoshta morën më shumë mbështetje se cdo protetsë tjetër pas rrëzimit të diktaturës, ajo është interesante është protesta e emigrantëve e thirrur në fundvit.

Loading...

Në 28 dhjetor shumë emigrantë të cilët vijnë në Shqipëri jo vetëm për pushime , do të protestojnë para kryeministrisë.

Genc Sejko i njohur si “njeriu i memeve” është ideatori i protesës e cila po merr mbështetje kryesisht në rrjetet sociale, shkruan Oranews, përcjell Albinfo.ch.“Ne si shqiptarë të diasporës i kemi dhënë qëllim vetes të mbështesim kauzat e drejta të hqiptarëve në Shqipëri, si të studentëve, banorëve të Astirit, mintarëve, invalidëve”, informon Genc Sejko.

Emigrantët nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Italia, Gjermania e shume vende të tjera evropiane dhe në kontinente të ndryshme, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestë.

Por përtej frymës antikonformiste dhe zgjimit të ndërgjegjës kryesisht të të rinjve për të ndryshuar realitetin, protestat, edhe pse gjetën mbështetjen e qytetarëve për njohësit e komunikimit sërish pritshmëritë jan larg.

Gazetari Mentor Kikia, në një shkrim të titulluar “Dy realitete dhe modestia jonë tragjike!” krahason protestat në Ukrainë me ato të Shqipërisë.

Kikia thotë se pas më shumë se 3 muajsh rezistencë në dimrin e ftohtë “rus” studentët arritën të ndryshonin drejtimin e vendit.

Ndërsa sipas tij studentët shqiptarë nga protesta e tyre arritën vetëm plotësimin e disa kërkesave minimale.

“Ata që protestuan fituan vetëm heqjen e tarifës së provimeve bartëse dhe tarfiën 200 lekë që studentët paguajnë për të marrë vërtetime që vërtetojnë se janë studentë. Çfarë modestie tragjike!”-shkruan oranews.

Loading...