Parlamenti turk sot ka ratifikuar një marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë. Kjo ka krijuar kushte që një numër i madh i produkteve serbe të qarkullojnë lirshëm në tregun turk dhe pa paguar asnjë taksë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat serbe, zëvendëskryeministri dhe ministri i tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajic.

Loading...

Sipas marrëveshjes së re të Tregtisë së Lirë, Serbia për herë të parë realizon eksportin vjetor pa taksa në Turqi për: 5,000 ton viçi, 25,000 tonë vajguri të papërpunuar, 10,000 tonë vaj luledielli të rafinuar, 15,000 tonë farë luledielli, 5,000 tonë soje, 1.000 tonë përgatitjesh të përdorura në ushqimin e kafshëve dhe 500 tonë produkte të caktuara buke, ka njofuar Ljajiç, raporton B92.

“Përveç kuotave për këto produkte të reja, marrëveshja lejon Serbinë të dyfishojë kuotat aktuale për eksportet pa doganë të bizeve, fasulve, misrit dhe kumbullave të sheqerit”, ka thënë ministri.

Ljajiç u shpreh se marrëveshja e re e tregtisë së lirë do të jetë një nxitje e fortë për të rritur eksportet e Serbisë në Turqi dhe për të zgjeruar volumin e tregtisë midis dy vendeve, të cilat në vitin 2018 për herë të parë tejkaluan shifrën prej një miliard euro.

“Një pjesë e mirë e tekstit të kësaj marrëveshjeje u dakordua ë raundet e mëparshme të negociatave dhe ekspertët mbetën të bien dakord për gjashtë linja të tjera tarifore,” tha Ljajiç për B92, citon MekuliPress.info

Loading...