Fadil Geci, vëllai i madh i vëllezërve Geci nga Llausha, përmes një postimi në Facebook, ka vendosur të flasë edhe njëherë për komunikatën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, numër 59, kundër vëllait të tij, Gani Gecit, të cilën thotë se ka shkruar Hashim Thaçi në kohën e luftës.

Loading...

Gani Geci ka treguar se Thaçi për këtë çështje do të ballafaqohet edhe në Gjykatë Speciale.

“Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaçi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah”, ka shkruar Fadil Geci.

“Ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po dua me ja fut“. Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konfirmuar të njëjtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Tani e tutje me personin që e ka shkruar Komunikatën nr.59 në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të ballafaqohemi në të gjitha instancat gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se nga babai i presidentit të Kosovës, ka shkuar dhe i ka kërkuar sqarim lidhur me argumentet kundër vëllait të tij.

“Unë Fadil Geci disa ditë pas publikimit të kësaj komunikate (në fund të 1998-ës) kam shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë dhe kam kërkuar nga Haxhi Thaçi që të kontaktoj djalin e tij Hashim Thaçin dhe të sqarohemi se çfarë argumentesh ka për vëllanë tim dhe kush e ka shkruar këtë komunikatë”.

“Vëllai i Hashim Thaçit, Gani Thaçi më ka thënë se do të kontaktojmë brenda një muaji dhe do të përgjigjemi, por nuk u përgjigjën kurrë. Për familjen tonë dallimi në mes të atij që e ka shkruar komunikatën nr.59 dhe Sllobodan Millosheviqit është vetëm gjuha, Millosheviqi fliste serbisht ndërsa shkruesi i komunikatës fliste shqip dhe mendonte serbisht”, ka përfunduar ai.


 
Loading...