Besnik Pula

Në vitin 2017, Serbia ishte partneri kryesor importues i Kosovës, me pjesëmarrje në gati 15% të të gjitha importeve të Kosovës. Në këtë fushë Serbia prinë edhe para Gjermanisë, e cila eksporton në Kosovë plot 70 milionë euro më pak se Serbia. Ky rol i Serbisë ka shkuar vetëm duke u rritur. Që nga shpallja e pavarësisë më 2008, vlera e importeve nga Serbia është rritur për 115%, ndërsa është dyfishuar gjithashtu bilansi negativ tregtar i Kosovës me Serbinë.

Loading...

Pjesa dërrmuese e importeve nga Serbia janë lëndë e parë dhe elemente bazë të konsumit, nga nafta e druri, deri te sheqeri, vaji, gruri dhe mielli. Mbi 50% e grurit të importuar në Kosovë ka origjinë nga Serbia. Ndikimi i masave ekonomike ndaj Serbisë godet në pjesët më të ndjeshme të konsumit në Kosovë. Nuk është problemi vetëm te pllazma-keksat.

Masa senzacionale si taksa 100% nuk do të ndryshojnë këtë realitet. Lufta kundër Serbisë, si politike ashtu dhe ekonomike, nuk është lojë futbolli ku kënaqësh pasi ta shënosh një gol, por një maratonë. Serbia këtë e ka kuptuar, prandaj është në pozicionin ku është tash. Prandaj është më e fortë se ka qenë diplomatikisht, prandaj dominon ekonominë e Kosovës më fort se që e ka dominuar më parë. Kosova nuk e ka kuptuar këtë akoma, veprohet impulsivisht, pa strategji. Kosova i shpall luftë ekonomike Serbisë, në vend të mobilizimit, hyn në luftë si në avanturë dhe krejt papërgatitur. –

Loading...