Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se duhet të votohet koalicioni PDK-AAK-Nisma pasi që udhëhiqet nga njerëz që mund të përballen me armiqtë e vendit, njofton Klan Kosova.

Loading...

Veseli, me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook, iu drejtua shtetasve të Kosovës duke u kërkuar që ta votojnë koalicionin me 11 qershor.

“Ju ftoj t’i bashkoheni Fillimit të Ri dhe ta votoni numrin 12 më 11 qershor. I kam dëgjuar shqetësimet tuaja dhe dëshirën tuaj për ndryshim”, shkroi Veseli në Facebook.

 

“Tani është koha që t’i bashkojmë forcat për ta çuar shtetin tonë përpara. Me një lidership që mund ta jetësojë këtë ndryshim. Me një lidership të aftë për t’u përballur me armiqtë dhe që do të qëndrojë përkrah aleatëve tanë. Kërkoj votën tuaj më 11 qershor për numrin 12”.


 
Loading...