Studentët e të gjithë fakulteteve në Tiranë, po protestojnë para Ministrisë së Arsimit ku kërkojnë uljen e tarifave të shkollimit.

Të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit janë mbushur me studentë të cilët të vetëorganizuar nga të gjithë fakultetet e janë grumbulluar para Ministrisë.

Loading...

Në bojkot sot janë: Studentet e Juridikut, Ekonomikut, fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe UBT.

Studentëve të Tiranës u janë bashkuar dhe ata të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që janë mbledhur në Spitallë, ndërsa po protestojnë dhe studentët e Universitetit Fan Noli në qytetin e Korçës , dhe Aleksandër Xhuvani në Elbasan.

Takimi i djeshëm me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla ka rezultuar i pafrytshëm, sepse konsistoi vetëm në premtime dhe në asnjë vendim të shkruar dhe masë të ndërmarrë konkretisht, për të anulluar së pari, pagesën prej 700 lekësh për çdo kredit të provimeve të mbartura.


 
Loading...