Kokoshi politik në Kosovë kundërmon tashmë jo vlera, është vështirë të gjesh gjasa dhe shpresa për ndryshim!. Një mandat të tërë qeveria e mbyllë me lëvdata për vete, pa bërë gjë, dhe opozita po ashtu shanë qeverinë për kaq kohë dhe për pak sekonda shlyen sharjet dhe behet bashkë me pushtetin, për karrige. Papërgjegjshmëria dhe amoraliteti politik synojnë të bëhen vlera publike e shoqërore. Tendencë kalaguljane, ku e mira dhe zhvillimi duken normalitet, ndërsa korrupsioni, krimi dhe padrejtësia si vlerë e mbivlerë shoqërore.

Loading...

 

shkruan Bekim Rexhepi

 

Edhe në zgjedhjet e kaluar, por edhe në këto zgjedhje kemi pasur deklarata të vrazhdëta për “vija të kuqe”, por kur ka ardhur puna për të hyrë në rrugën drejtë karrige, të gjitha vijat kanë rënë në pus pa fund. Thoshin para dite “kurrë e kurrë”, por vetëm mbas dite vonë e kthenin me “lum e lum”. Kjo është mania e seriozitetit politik të disa partive politike në Kosovë, që jo në emër të meritës funksionojnë. Dikush në emër të ish liderit, dikush në emër të ish luftës, e dikush hala s’është provua me demek. Kemi pas parti, madje shumë parti kemi pas në pluralizmin politik, sa ishte e çuditshme për një popull të vogël. Ka vende përkatësisht shtet që nuk kanë lajm për dijeni, se ç’është politika ndërkombëtare?. Dhe sjelljet e tyre nga brenda të duken zhurmshëm se politika ndërkombëtare e ka vegzën te ta, pa pasur farë ndikimi ne të, madje për tablo primitiviste, ata vazhdonin të sillen jo më ndryshe se mania e tregimit për “magjupin e pasur, kur iu bë dita, ai filloj të nesërmen të mos e njihte as babanë e vet” !. Këta apo këto vende, e shtet dinë kaq qe politika është luftë për pushtet, dhe se pushteti është dhe mbete qëllimi parësor i kuptimit të tërë politikës.

Qeveritë e deritanishme jo që nuk u treguan të përgjegjshme, siç do të duhej të ishin, në fakt ato sikur synonin që para se të zgjidhnin problemet, t’i ruanin ato dhe i shtonin të tjera probleme që të akumulohen në çarkun e krizës . Pra, çështja rreth këtyre qeverive të deritanishme mund të shtrohet dhe të shihet edhe në tjetër mënyrë, mund të formulohet në formë pyetje: a ishin këto qeveri legjitime (të papërgjegjshme që në vend se ti zgjidhnin problemet i shtonin ato)? Madje në formë edhe më të vrazhdët : të kujt ishin këto qeveri?

Shfrytëzimi deri në skajshmëri i të gjitha mundësive për komprometim politik nga qeveritë e deritanishme kanë përulur dëshirat dhe insiativat ndërkombëtare për ta ndihmuar vendin drejt integrimeve. Sot askush nga vendet ndërkombëtare nuk ndjehet i tërhequr që të na ofrohet për ndihmë, sepse tendencat e qeverive tona të përlyera sikur kanë oreksin edhe qëllime që të zgjerojnë aksin e korruptimit të qeverive të tjera, të shkatërrojnë vlera dhe të komprometojnë politikën në tërësi.

Kokoshi politik në Kosovë kundërmon tashmë jo vlera, është vështirë të gjesh gjasa dhe shpresa për ndryshim!. Një mandat të tërë qeveria e mbyllë me lëvdata për vete, pa bërë gjë, dhe opozita po ashtu shanë qeverinë për kaq kohë dhe për pak sekonda shlyen sharjet dhe behet bashkë me pushtetin, për karrige. Papërgjegjshmëria dhe amoraliteti politik synojnë të bëhen vlera publike e shoqërore. Tendencë kalaguljane, ku e mira dhe zhvillimi duken normalitet, ndërsa korrupsioni, krimi dhe padrejtësia si vlerë e mbivlerë shoqërore.

“Vijat e kuqe”, jo për karrige  

 

Më çuditë paksa tendenca e mërdhezur e njerëzve “politik”, që edhe heroizmin e tyre e shesin për një karrige, e cila edhe figurativisht ka vetëm tre këmbë, është jo aq stabile sepse i mungon edhe këmba e katërt që përcakton stabilitetin dhe mbi peshën në të, por kjo nuk duket e rëndësishme, e rëndësishme është karrigeje dhe vetëm karrigeje. Ramush Haradinaj, vet ka ravijëzuar “vija të kuq” për partitë që ishin në pushtet me PDK-në dhe me LDK-në, dhe vetëm pas pak sekondash pranon të behet bashkë me të sharit. Pra, vet Haredinaj, kishte sharë qeverinë dhe koalicionin qeverisës për keq qeverisje, për degradim politik qe po epet vendit nga njerëzit e papërgjegjshëm. Dhe as qel e mbyll sytë bëhet me të papërgjegjshmit, për të dëshmuar se i tillë është dhe vet. Ka pak rëndësi për publikun deklaratat se kur të vije unë e bej ndryshe, kështu e kishte thënë ehe Isa Mustafa dhe ra pa e bërë, pa e quar në vend deklaratën parazgjedhore, para se të ulej në karrige. Në zgjedhjen e tij, Ramushi ka të drejtë të vendosë si të dojë, por nuk ka të drejtë të legjitimohet mbi kritikat dhe sharjet për një pushtet të padrejtë dhe pas një oferte të bëhet me ta. Kjo nuk është legjitime në politikë, kjo është apolitike, kjo është papërgjegjshmëri klasike e të menduarit politik. Nuk thuhet kot se: “nuk kërkohet armik gjithnjë për të të vrarë, nganjëherë edhe vetja yte mund të të vras, nëse nuk zgjedh mendueshëm veprimin e vetes sate”.

Hamendja se PDK-ja, mund të shpërbehet politikisht nga fortuan e gjykatës speciale, dhe se tkurrja e saj mund ta zhbëjë atë, nuk është alibi e mençur, e zgjedhur nga Haredinaj, i cili mund ta mbaj nën supe si të dojë, kur dihet se njerëzit e PDK-së, janë të papërgjegjshëm dhe se në gjen kanë mbijetese me antivlera.

Sidoqoftë zgjedhja është e tij, lusim qe të mos i ndez kot intenca…


 
Loading...