Mihal Grameno, Vlorë.

Loading...

Ramush, kini kohë të hiqni dorë nga tradhtia

Komandant, kur gjithë Kosova u shkel nga armiqtë e kombit t’ënë. Shqiptarët nuk humbën shpresën e guximin për të mos poshtëruar para atyrevet që pa ndonjë kundërshtim shkelët atdhenë. Edhe ketë e detyrojmë në luftëtarët Shqiptarë të Dukagjinit, të cilët luftonin dhe luftuan gjer në funt burrërrisht nënë kumandë të Zotërisë sate.

Nuku dini Komandant me sa gëzim, me sa zemër edhe me sa lutje në qiell, luteshin tek i madhi Zot për juve dhe për ushtarët që komandonit. Për çdo Shqiptar ju kishit mbetur e vetmja shpresë për kombin andaj besonin që Peja, Gjakova, Rugova ishte e vetmja në duheshe të rronjë një Kosovëi ose ishte e dënuar të vdesë. Të lumtur pra provuat që Kosova duhet të rronjë. Luftove Komandant me dragonjtë e Shqipërisë u dhe dërmën anmiqëvet dhe nderove kombin tenët, nderove Kosovën ndërove Shqipërinë dhe nderove emrin e Skënderbeut! M’i madh pagim për një luftëtar as që munt të bëhet edhe as që është bërë kurrë!
Vërtet Kosova nuku mundi t’u kurorzonjë me kurorën e artë, nga shkaku që ishte e shkelur nga armiqtë, po ajo e ruante atë kurorë dhe, kur të vinte ajo ditë e lumtur, do t’u kurorëzonte si duheshe duke thënë gjithë Kosovës e gjithë Shqipërisë cili është Komandant Ramush Haradinaj
Komandant, dridhem nga turpi dhe do të dridhen gjith bijtë e Shqipërisë paskëtaj po të jetë vërtetë që kërkoni të shkelni me këmbë fitimet e mëdha që munt t’i fitoni në luftë.

Lexo të pavarurën MekuliPress. Shpërndaje e Pëlqeje në facebook

Dridhen dhe do të dridhen të gjithë Shqiptarët kur të mësojnë vërtet që Ramush Haradinaj, pas këtij nderi të math, u tregua armik i Kosovës duke dëshiruar humbjen e saj. Mendohuni Komandant se është e kotë. Nuku do t’u kujtojmë gabimet e pandiera, po të shkuarat, po do t’u kujtojmë se gabime bëni, sot, kur Kosova nuku është kufizuar dhe ndodhet në më të madhin rrezik, duke kërkuar të sillni grindje dhe përçarje. Kosova u emërojti Kryeministër, megjithë që të ish tjatër nuk e pranonte për nder të trimërisë duke ndejur larg luftës politike, po z. Juaj pas shumë të vërtitura e pranuat dhe muart frenë në dorë.
Gjithë Kosova u gëzua duke besuar që edhe Shqiptarët kryetarë dinë të apin dorën, përpara rrezikut të atdheut dhe çdo re nuk mund të trubullojë qiellin.
Besuan Shqiptarët që Ramush Haradinaj është bir i Shqipërisë edhe ay i vërteti, domethënë vëlau i Luan e Shkelzen Haradinaj edhe i Enver Haradinaj, po mjerisht u gënjye ose e gënjyen! I shkeli me këmbë të gjitha ato nderime të cilat as me gjysmën e kësaj bote nuk fitohen! Komandant, Kosova e Shqipëria kurrë nuk munt të harrojë shërbimet e nderimet që i dhatë Juve, në qoftë se do të pendohi për udhën e shtrembër q’u kanë shtenë, andaj, nderi i Zotërisë Juaj kërkon që të qëndroni atje ku kombi u nderoji se tjatërsoj do të turpërohi!

Lexo të pavarurën MekuliPress. Shpërndaje e Pëlqeje në facebook

Mos dëgjoni Komandant egoistët dhe gënjeshtarët, mos dëgjoni armiqtë e kombit, po dëgjoni zërin e atdheut që ndodhet në rrezik! Nderi yt Komandant e kërkon këtë që të mos turpërosh emrin dhe oxhakun tënd! Komandant, tinë e din fort mirë që Shqipëria do të bëhet domosdo po mos u bëj shkak të nxish emrin! Shqipëria Gjeneral do të bëhet për Shqiptarët gjithë, të Krishterë dhe Muhamedanë, edhe e di fort bukur që s’bëhet Serbi e as Turqi e vogël, andaj ta kesh për detyrë t’u tregosh të tjerëve që duhet të bëhen Shqiptarë e të duan Shqipërinë e jo siç tregoji armiku i saj.
Miqtë q’u rrethojnë do të kishin për shembull po të qëndronin kundra armiqve, Serbë dhe Grekë që na turpëruan dhe na rrahnë si gomarët, po për fat të zi atë trimëri, që të mos thomi djallëzi, e përdorin për kombin e vet!
Mos dëgjoni Komandant ata që kurrë s’janë menduar për të mirën e atdheut po vetëm për veten e tyre se ata nuk dinë ç’është atdhe!
Mbaronj Gjeneral duke u lutur të pendoni sa kini kohë!

Mihal Grameno, Vlorë.

Lexo të pavarurën MekuliPress. Shpërndaje e Pëlqeje në facebook

*Sqarim për lexuesin: Kjo leter e Mihal Gramenos i është drejtuar Esat Toptanit ne 1913. Pas 100 vitesh historia perseritet.


 
Loading...