Sot, zyrtarisht ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e 11 qershorit. Subjektet politike në Kosovë, do të vijojnë me premtimet e tyre për të marr votën e qytetarit. Por, cka duhet të ketë parasysh qytetari i Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit?

Rexhep Selimi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet deklaron për MekuliPress, se votuesi duhet të mendoj mirë përpara se të votoj.
“Votuesi i pakënaqur duhet t’a bëjë ndryshimin duke votuar, e jo duke abstenuar.
Votuesi në Kosovë duhet të mendoj para se të votojë”, tha Selimi.

Loading...

Nga ana tjetër, njohës i çështjeve politike Adrian Çollaku, tha se votuesit duhet t’i votojnë kandidatët që nuk janë të përfshirë në afera e skandale.
Për MekuliPress, Çollaku, vijoj duke thënë se votuesi duhet t’i ketë parasysh programet më të mira.
Votuesi në Kosovë duhet t’i votojë ato parti që kanë programet më të mira, ato parti që në top- prioritet kanë interesat e qytetarëve, e jo që synim kanë vetëm interesat e tyre personale dhe të grupeve të caktuara.
Votuesit poashtu duhet t’i votojnë kandidatët që qoftë nuk janë të përfshirë në afera e skandale dhe që kanë dëshmuar se e duan këtë vend”, tha Çollaku.

Mjeku kosovar si dhe veprimtari i çështjes Kombëtare, Ilaz Hysaj, për MekuliPress, theksoi se kosovarët, duhet t’a kuptojnë që gjendja e krijuar, nuk mund të ndryshohet me të njëjtit aktorë, që e kanë luajtur keq lojën. Më tej, Hysaj, shtoi se hapi i parë është duke mos votuar njerëz me dosje kriminale të çfardo lloji.
“Votuesi kosovar, duhet t’a kuptojë që gjendja e krijuar për kaq shumë vite, nuk mund të ndryshohet me të njëjtit aktorë që e kanë luajtur keq lojën. Nuk ka shkop magjik por duhet që t’a bëjnë hapin e parë që do të rezultoj me prosperitet në vitet e ardhshme. Pra të mos votojnë asnjë nga kandidatët të cilët janë me dosje apo antecedente kriminale të çfardo lloji. Sepse ata nuk mund të sjellin ndryshime dhe nëse duan t’a bëjnë sepse e kaluara i’u rri si çekani mbi kokë dhe ngelin gjithë jetën të shantazhuem”, tha Hysaj.
Ragip Rugova, qytetar nga Prishtina, i cili është shumë aktiv për situatën politike, thotë se zgjedhjet përcaktojnë të ardhmen e qytetarëve.
“Të ardhmën në kontekst të gjërë shoqrorë dhe nacional… që i tejkalon intereset e ngushta individuale. Një perspektivë për shoqrinë që do t’i jap kuptim dhe qendrueshmëri secilit brenda kornizave të gjëra sistemore dhe zhvillimore që do të përcaktohen me votë që do të jap në zgjedhjet që na presin.
Ata që sot shesin votën për një interes të ngushtë personal e shesin të ardhmën e tyre në staza të gjata”, thotë Rugova.

Më tej, Rugova, për MekuliPress, shtoi se votuesi nuk duhet të ketë frikë nga ndrrimi i madh që vjen me votim të guximshëm, me votim ndryshe, për subjektin politik që deri sot ka dëshmuar integritet dhe konsistencë në mbrojtje të një programi që synon drejtësi dhe perspektivë të gjërë për secilin dhe jo vetëm për klane dhe klientelizëm.

“Një subjekt që nuk është dëshmuar deri sot si uzurpues i besimit që i është dhënë dhe zhvatës i shtetit për interese klanore dhe klienteliste. Vota për një ndrrim që do të paraqesë vijë ndarëse me një të kaluar të kapjes së shtetit nga klanët dhe nga oligarkët të cilët në jetën politike hynë me asgjë dhe sot janë milioner të fituar me kapje të shtetit dhe të resurseve nacionale”, përfundoi Rugova, për MekuliPress.

Loading...