Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendi i saj nuk është i gatshëm të eksportojë armë në Arabinë Saudite derisa vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, të mos hetohet ashtu siç duhet.

Duke folur në Pragë, pas takimit me homologun çek, Andrej Babis, Merkel tha se është e nevojshme të qartësohet prapavija e krimit, i cili ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll.

Loading...

“Derisa kjo nuk bëhet, ne nuk do të dërgojmë armë në Arabinë Saudite”, tha Merkel.

Khashoggi, kritik i udhëheqjes saudite, është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite më 2 tetor.

Gati tri javë më vonë, Riadi e ka pranuar se ai është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, i cili, siç është thënë, ka shkuar keq.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur përgjegjësinë te princi saudit i kurorës, Mohammed Bin Salman, por autoritetet saudite e kanë mohuar përfshirjen e familjes mbretërore në krim.


 
Loading...