Një studim i kryer në emër të WEF (Forumi Ekonomik Botëror) nga Oxford Martin School tregoi se 2.4% e vdekjeve në mbarë botën mund të ishin shmangur nëse do të ishte ulur konsumi i mishit, sidomos ai i viçit.

Në vendet e pasura ku rritet konsumi i mishit, përqindja e jetëve që mund të shpëtojnë shkon në 5%. Anketa nuk dha të dhëna specifike për numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga shkaqet ushqimore, por Forumi Ekonomik Botëror pohon se zëvendësimi i mishit me proteina të tjera “mund të parandalojë miliona vdekje të kota në vit”.

Loading...

Blegtoria gjithashtu përbën një kërcënim për atmosferën e tokës për shkak të lëshimit të sasive të mëdha të metanit nga gjedhët dhe rritja e kullotave në kurriz të pyjeve që thithin dioksidin e karbonit. “Dëshmia është e qartë, sistemi ynë ushqimor duhet të transformohet për të mirën e planetit dhe të ardhmen e njerëzimit”, tha Drejtori i Përgjithshëm i WWF, Marco Lambertini, në një njoftim për shtyp.

“Ne jemi brezi i fundit për të bërë diçka para se sistemi të bjerë”-tha ai. Përveç kësaj, kërkesa për mish do të vazhdojë të rritet pasi popullsia e botës mund të arrijë në 10 miliardë deri në vitin 2050. “Është e pamundur për ta përmbushur këtë kërkesë,”paralajmëroi drejtori ekzekutiv i ëEF Dominic Gouorei në një njoftim për shtyp.

Ai theksoi se përpjekjet nga ana e konsumatorëve për të ndryshuar dietën e tyre” mund të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit në mbarë botën. Në hulumtim janë 13 burime të proteinave, duke përfshirë mishin e derrit dhe shpezët, si dhe perimet, fasulet dhe produkte të reja si insektet.
Fasulet dhe bizelet japin rezultatet më të mira në aspektin e shëndetit, ku shkalla e vdekshmërisë është reduktuar në 7%.

https://www.weforum.org/agenda/2019/01/eating-less-beef-will-and-more-be…

Loading...