Weigl do të huazohet, katër skuadra e duan gjermanin në janar

Weigl do të huazohet, katër skuadra e duan gjermanin në janar
Mesfushori gjerman, Julian Weigl ka bërë gati valixhet për tu larguar nga Dortmundi.

Loading...

Reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë kishte pësuar një lëndim që e mbajti gjatë jashtë fushave.

Por me tu rikthyer nga lëndimi ai ka humbur pozitën e titullarit me ardhjen e dyshes Witsel – Deleney.

Dortmundi ka pranuar huazimin e lojtarit për një vit e gjysmë që ta rifitojë formën e mirë.

E në garë për lojtarin janë futur katër skuadra të njohura evropiane nga katër kampionatet kryesore.

Roma e dëshiron lojtarin në Serie A, por Giallorosët e duan huazimin me të drejtë blerje.

Ndërkohë skuadrat tjera që po e kërkojnë atë janë edhe Arsenal, PSG dhe Sevilla.

Loading...