Xherdan Shaqiri, i cili iu bashkua Liverpool-it nga Stoke City në verë për 13 milion paund, ishte në formë mahnitëse në ndeshjen e Champions League kundër Yllit të Kuq të Beogradit të mërkurën në mbrëmje.

Dhe Neil Mellor, i cili ka luajtur për Liverpool-in për katër vite (2002-06), beson se klubi ka firmosur me një lojtar të ngjashëm si Philippe Coutinho, i cili u largua në janar të këtij viti te Barcelona.

Loading...

“Vërtet më pëlqen Shaqiri. Çfarë marrëveshjeje, Liverpool bëri një blerje të goditur në verë nga Stoke”, tha Mellor për radio “Love Sport”.

“Ai ka aftësi krijuese në finalizim duke e shpërndarë mbrojtjen. Gjithashtu në fundjavë kundër Huddersfield me asistin për golin e dytë ai i bëri një prekje të ëmbël topit. Që prej largimit të Coutinho-s Liverpool nuk e ka pasur një lojtar krijues si Shaqiri për mesfushën me tre. Ne e dimë se si luhet me tre dhe tani e dimë që do të shënojnë shumë gola”.


 
Loading...