Përfaqësuesi i një kompanie koreanojugore në Shqipëri, Yura Corporation, thotë se në Shqipëri është e vështirë të hapësh biznes. Sipas Lucas Nam që flet për revistën “Monitor” në vendin tonë procedurat dhe mungesa e një politike të mirëfilltë për investimet po detyrojnë kompaninë të shikojë mundësinë e largimit.

Cilat janë planet e Yura për Shqipërinë si pjesë e zgjerimit të saj. Mund të kemi ndonjë detaj për vlerën e investimit dhe numrin e punonjësve?

Loading...

Yura Corporation Albania u themelua në maj 2018, si një nga kompanitë europiane të vendosura në këtë sektor nga kompania mëmë. Ne presim që të hapim një fabrikë në Fier lidhur me prodhimin e pajisjeve kabllore. Investimi në fazën e parë është parashikuar që të jetë 6.5 milionë euro dhe të ketë të punësuar 516 punonjës.

Aktualisht nuk kemi nisur dhe nuk jemi të vendosur për të investuar në Shqipëri, për shkak të disa problemeve. Prej ditës që kam shprehur interes për tokën pronë shtetërore është bërë më shumë se një vit. Nëse kjo do të dështojë, ne do të tërhiqemi nga plani ynë i biznesit. Ndaj nuk mund të themi që projekti është në zbatim. Vetëm negociatat fillestare më shumë se një vit, saktësisht nga shtatori 2017.

Si e shihni klimën e biznesit në Shqipëri meqë jeni një investitor i ri potencial në vendin tonë?

Aktualisht është shumë e vështirë për shkak të disa proceseve për të marrë tokë apo terrenin e nevojshëm për investimin. Ky terren është gati i braktisur, një fabrikë që zotërohet nga shteti. Por m’u desh aq shumë kohë që ta merrja këtë tokë. Aktualisht plani ynë i biznesit ka ngecur, për shkak të këtij procesi që përmenda më sipër dhe u bënë 5 muaj me këtë situatë.

Cilat janë disa nga avantazhet që ka Shqipëria në këndvështrimin tuaj dhe që mund të sjellin këtu investitorët?

Shqipëria aktualisht ka kosto të ulët dhe stabilitet në përmirësim në përgjithësi. Edhe kjo mund të jetë një zgjidhje për zhvillimin e logjistikës dhe një zinxhir ditor furnizimi për biznesin automotiv europian.

Cilat janë disa nga çështjet që mendoni se duhet të shihen më me kujdes, në mënyrë që gjithçka të bëhet më e thjeshtë për investitorët që duan të investojnë këtu?

Është e vështirë për të hapur një biznes, për shkak të shumë procedurave të vështira administrative dhe rregullative. Për më tepër, një politikë jo e mirëpërgatitur për Investimet e Huaja Direkte, ua vështirëson situatën investitorëve të huaj që të vijnë në Shqipëri në krahasim me atë që gjen në vende të tjera.


 
Loading...