Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju Jork) ishte një shkrimtare dhe filozofe amerikane.

Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez – faire”.

Loading...

Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ndikues në SHBA.

Ayn Rand është vështirë ta përkufizosh apo portretizosh me një frazë të vetme, aq më pak në një fushë kompetencash apo sferë veprimtarie.

Ayn Rand, e lindur më 1905 si Alissa Zinoviena Rosenbaun në Saint-Petersbourg në Rusinë cariste, ka merituar titullin e “teoricienes së kapitalizmit liberal” individualist që refuzon çdolloj forme kontrolli shtetëror apo qeveritar, që është absolutisht kundra çdolloj socializmi apo social-demokracie, kundra çdolloj subjektivizmi e konstruktivizmi në emër të kontrollit të krizave ekonomike e financiare, barazisë sociale, luftën ndaj pasurisë dhe të pasurve, kundra çdolloj ndërhyrjeje në iniciativën e lirë dhe lirinë ekonomike.

Për këtë emigrante ruse që deklaronte se “në gjithë këtë botë të madhe, unë linda në vendin më të gabuar në lidhje me respektimin e lirisë dhe të drejtave të individit”, “nazizmi, fashizmi, komunizmi, socializmi, social-demokracia dhe çdo version i ëelfare-state ishin faqe të ndryshme të të njëjtit realitet: kolektivizmit.

Këto doktrina predikonin sakrificën absolute të individit për kolektivin”.

Në vijim, kemi përzgjedhur pasazhe nga veprat e saj, që kanë të bëjnë vetëm me dashurinë, edhe pse siç thamë më lart, Ayn ishte shumë më tepër se sa thjesht një romanciere…

 

1. Më thuaj personin me të cilin fle dhe unë të tregoj vlerësimin që ke për veten!

Thonë se dashuria është e verbër dhe se është seksi idiferent ndaj arsyes, i cili tallet me pushtetin e të gjithë filozofëve.

Por, në fakt, zgjedhja seksuale e një personi është rezultati dhe thelbi i bindjeve të tij fundamentale.

Më trego se çfarë i duket seksualisht tërheqëse një personi dhe unë do ta tregoj të gjithë filozofinë e tij jetësore.

Më trego personin me të cilin fle dhe unë do ta tregojë vlerësimin e tij për veten.

Pavarësisht se çfarë korruptimi u është mësuar atyre për virtytin e vetëmohimit, seksi është veprimi vetiak më i thellë, një veprim të cilin ata nuk mund ta kryejnë për asnjë motiv tjetër, përveç se për kënaqësinë personale – një veprim i cili nuk është i mundur në vet-trupërim, por vetëm në vetëtriumf, vetëm mbi bindjen e të qënit i dëshiruar dhe i denjë për t’u dëshiruar.

Është një veprim i cili i detyron ata të rrin të zhveshur në shpirt dhe në trup dhe ta pranojnë egon e tyre të vërtetë si standard të tyre të vlerës.

Ata gjithmonë do të tërhiqen nga personi i cili e reflekton vizionin e tyre më të thellë për veten, personin – dorëzimi i të cilit i lejon ata të provojë – ose të mashtrojnë – një ndjenjë të vet-vlerësimit.

Dashuria është përgjigja jonë ndaj vlerave tona më ta larta. Nuk mund të jetë asgjë tjetër.

 

2. Dashuria është…

Dashuria është përkulje, është admirim dhe triumf. Ajo nuk është një fashë për plagë të papastërta. Por, ata nuk e dijnë këtë. Ata që flasin për dashurinë zakonisht janë ata që kurrë nuk e kanë ndjerë atë.

Ata i pushton një llojë meraku i dobët i simpatisë, dhembshurisë, mospërfilljes dhe indiferencës dhe pastaj këtë e quajnë dashuri.

Kur njëherë ta kuptoni se çka do të thotë të dashurosh, ashtu siç unë e di, ju do të jeni të paaftë për gjithçka më pak se ajo.

 

3. Mos e trajtoni dashurinë si biznes

Dashuria duhet të trajtohet si një marrëveshje biznesi, sepse secila marrëveshje biznesi i ka kushtet dhe monedhën e vet.

Në dashuri, monedha është virtyti. Ju e dashuroni dikë jo vetëm për atë që ju bëni për atë ose atë që ai e bënë për ju.

Ju e dashuroni atë për vlerat, për virtytet, të cilat i ka arritur në karakterin e vet.


 
Loading...