Gazeta britanike “The Guardian” publikon sot një investigim mbi rregullat e brendshme të Facebook, rrjeti më I madh social, I cili është akuzuar shpesh për keqpërdorim të dhënash dhe qasje jo të mirë ndaj privatësisë. Gazeta deklaron se ka parë 100 materiale të brendshme, manuale etj., të cilat normojnë rregullat e punës së Facebook, duke nisur që nga kontrolli I materialeve pornografike, urrjejtja, dhuna etj.. 4500 moderatorë përmbajtjeje dhe plaifikim për rekrutim të 3000 të tjerëve, ky është personeli që modern atë që postohet. Ndonëse ka firma nënkontraktore në botë, të cilat Facebook nuk ka pranuar t’i identifikojë. Sifda e madhe këtu është rritja shumë e shpejtë e përmbajtjes që prodhohet çdo ditë nga 2 miliardë përdorues me politikën e moderimit të cilës nuk I lihet shumë kohë. Sipas raporteve, Facebook kontrollon më shumë se 6.5 milionë raporte në javë që potenacialisht kanë të bëjnë me llogari false.  Bashkësia e rregullave të vendosura është në krizë të vërtetë aplikimi pasi hapësira që ato lejojnë shpesh përballet me nevojën e një vendimi subjektiv të moderatorit. Drejtuesja e politikës së menaxhimit, Monika Bickert, thiotë se në një platform që përdoret nga 2 miliardë përdorues është e vështirë të marrësh consensus për atë se çfarë duhet lejuar të publikohet dhe se çfarë jo. Lejimi ngaa ana tjetër I disa videove të dhunshme, me vrasje, apo abuzimit ndaj kafshëve, argumentohet se është I lejueshëm pasi krijon ndërgjegjësimin e duhur për disa dukuri.

Loading...


 
Loading...