Ashtu sikurse pat deklaruar edhe dy javë më parë, pas humbjes ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, boksieri 35-vjeçar britanik Tony Bellew ka konfirmuar sot se nuk do të ngjitet më në ring. Bellew, ish-kampion bote në peshën “cruiserweight”, ka deklaruar se nuk do të duelojë më, pavarësisht se ka oferta për t’u ngjitur sërish në ring.

Fansave të mi, po u bëj publike lajmin se sot do të tërhiqem zyrtarisht nga sporti. Nuk do të ketë më vend për mua në ring, asnjë duel tjetër. Tashmë do të përpiqem të promovoj këtë sport. Kam patur një karrierë fantastike, ku kam realizuar ëndrrat e mua. Dua të falënderoj për mbështetjen të gjithë fansat e mi”, ka shkruar sot Tony Bellew.

Loading...

Edhe pse është përfolur se Bellew mund të duelojë gjatë 2019-ës ndaj Andre Ward, duket se kjo sfidë nuk do të zhvillohet më. Boksieri britanik e mbyll karrierën me 30 fitore, 3 humbje e 1 duel barazim. Bellew provoi karrierën edhe në peshën e rëndë, ku mundi dy herë me KO patriotin e tij David Hayed he më pas u rikthye në peshën “cruiserweight”, ku dhe u tërhoq pas humbjes me Usyk.

 

Loading...