Pas më shumë se dy muajsh bisedimesh ka ardhur sot konfirmimi: Më 19 janar, në “MGM Grand Arena” të Las Vegasit do të zhvillohet sfida për titullin kampion bote në peshën “welter” mes filipinasit Manny Pacquiao dhe amerikanit Adrien Broner. Në këtë duel, Pacquiao do të mbrojë titullin e kategorisë WBA Regular ndaj rivalit amerikan, një duel me 12 raunde që pritet me interes.

Filipinasi rikthehet në Las Vegas pas më shumë se 2 vitesh, një legjendë e këtij sporti, me 60 fitore e 7 humbje në karrierën e tij. Sfida e fundit e Pacquiao daton më 15 korrik të këtij viti, kur mundi me “KO teknik” Luca Matthyesse, të cilit i mori titullin kampion. Ndërsa Broner, 33 fitore, 3 humbje, 1 barazim e 1 duel pa rezultat, ka dueluar për herë të fundit në prill të këtij viti, ndaj Jessie Vargas, ku doli barazim.

Loading...

Dy boksierët kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkëtr për shtyp, ku dhe kanë konfirmuar marrëveshjen. “Kam kohë që po përgatitem për këtë duel dhe nuk e nënvlerësoj aspak rivalin tim. Kjo sfidë me Broner do të jetë një test i mirë për mua, pasi synoj që në maj të zhvilloj revanshin ndaj Floyd Mayweather”, u shpreh Manny Pacquiao.

Loading...