Meralda Golemi*: Shqipëria ka nevojë për njerëz të aftë me vizione dhe punëtorë

Realiteti ne Shqiperine tone, aty ku partite dhe udheheqesit e tyre jane pergjegjesit kryesore per kete situate kritike qe kemi, per kete trazicion te deshtuar dhe per kete politike te kalbur.
Realiteti ne Shqiperine tone, aty ku qeverite dine te bejne vetem tendera dhe te vjedhin sa me shume nga keto tendera. Ku liderat kane ideuar sistemin absolute ne te cilin e kthejne Shqiperine ne Mesjete. Ku nuk njihet as doreheqia as mendimi i lire dhe i ndryshem. Realiteti ne Shqiperine tone ku partia eshte nje ciflik i kryetareve dhe ku mbizoteron nje varferi e tejskajshme, aty ku specialistet dhe njerezit me te afte largohen sepse ai vende nuk ofrone asnje shprese. Aty ku partia eshte shteti dhe shteti jam UNE. Aty ku lideri ne pushtet kontrollon cdo gje qe nga gjykata, media deri te jeta private e njerezve. Aty ku lideri zhgerryhet ne lukse dhe shqiptari I thjeshte diskutone buken e gojes.

Shqiperia ka nevoje per njerez te afte me vizione dhe punetore, njerez qe kane studiuar gjithe jeten dhe qe kane ndertuar vepra si z. Kokedhima, ai e ka provuar ne 3 vjete se ka prodhuar ide, inisiativa, ka qene ne qender te debateve dhe ka punuar pa u lodhur, ai kurre nuk perfshihet ne luftra personale, askujt nuk i do te keqen. Shqiperia nuk ka nevoje per ndotjen dhe luften e pa ndershme ne politike, shpifje intriga pabesira, qe nxijne kundershtaret perpara ambasadoreve. Shqiperia ka nevoje per persona si Z. Kokedhima qe eshte shqiptare atdhetare, njeri i punes qe e do Shqiperine dhe punon per vendin e tij.
Ceshtjet qe artikulone z. Kokedhima nuk kendershtohen as me argumente as pa argumente, sepse nuk ka ndonje socialiste ne Shqiperi qe nuk deshirone qe perfaqesuesit per deputete te zgjidhen nga baza dhe kundershtaret me te zjarrte nuk mund ta kundershtojne por vetem mund te heshtin. Mendoje se mbeshtetesit e ketyre tezave jane dhe duhet te jene ne te gjitha nivelet e organizatave te partise. Une kam bindje sepse pavaresisht situates kjo teze do te sjelle ndryshimin sepse Partia Socialiste eshte e te gjitheve dhe reformimi arrihet pas debateve te thella dhe produktive. Shqiperia duhet te qeveriset ne menyre sovrane, duhet te zoteroje aftesi per te zhvilluar ekonomin e saj dhe te perfitoje nga ekonomia e shteteve te zhvilluara.

*Avokate nga Tirana.