Nitaj për MekuliPress: Qytetarët janë të acaruar. E kanë kuptuar se ndalimi i z. Haradinaj është politik

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, për agjensinë e pavarur MekuliPress, shprehet i bindur se qytetarët e Kosovës janë të acaruar për shkak të ndalimit të z. Haradinaj.

MekuliPress: A ka tregues se situata po acarohet me rastin e ndalimit të z. Haradinaj në Francë. Nëse po, a mund të kontrrolloni pakënaqësinë e qytetarëve?

Nitaj: Nuk është ndonjë sekret të thuhet se qytetarët janë bukur të acarur. E kanë kuptuar se ndalimi i Haradinajt është politik dhe nuk ka të bëjë me drejtësinë. Haradinaj, edhe sikur të kishte qenë shtetas i Sërbisë, e që nuk është, fletarrestimi për të është i pavlefshem, sepse ai është i vitit 2004, ndërkaq Haradinaj është përballur me të gjitha akuzat e pretenduara, edhe serbe, prej vitit 2005 e pas.

Prandaj nuk ka asnje baze juridike që ai te ndiqet më, nga asnjë gjykatë as në Serbi, as në Francë e as në Kosovë! Prandaj po e kemi bukur të vështirë t’i bindim mbështesit e tij, se ndalimi në Francë, është cështje e procedurave gjyqësore. Unë dua të besoj se kjo cfarë i ka ndodhur zotit Haradinaj, është një gabim që do të korrigjohet shpejt dhe kjo nuk do t’i rrezikoj marredhëniet miqësore ndërmjet Francës dhe shqiptarëve në përgjithesi, të cilat edhe ashtu janë ndërtuar me mjaft mund dhe investim.

/MekuliPress/