Haberi i CNN: Rusia ka informacione kompromentuese për Trump që përsërit: Great again!

Presidenca amerikane e Donald Trump mbërrin në kufijtë e kinematografisë. Sulmet e kundërsulmet e pandërprera që nisën që me frikën se Trump mund të shtypë butonin e armëve bërthamore, vazhduan te racizmi i tij, antimyslimanizmi, politika e jashtme e paqartë, ka prodhur sot një tjetër episod. CNN raporton se sipas disa burimeve, që sigurisht janë familjarë me çështjen, shërbimet sekrete amerikane i kanë paraqitur Barack Obamës dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump, të dhëna se Rusia posedon informacione kondidenciale, kompromentuese, me natyrë personale dhe financiare për Trump. Burimi i këtij zbulimi që u është referuar dyshes presidenciale nga krerët e shërbimeve sekrete amerikane është një ish-agjent britanik që tashmë drejton një firmë private. Lajmi ka edhe “lajmin” brenda: FBI-ja ka nisur hetimet. Ja pra sesi Clinton u bë 1 me 1 me Trump.

Njësoj si për armët e Sadamit, edhe kjo shashkë, pak ditë përpara betimit të Trump, është një lojë pushteti që po i profilizon shërbimet sekrete amerikane në aktorë që interferojnë në zgjedhje dhe në politikë me raporte, e kundër-raporte, me deklarime ambigue, ndërkohë që raporti i ofruar për publikun nuk përmendte asgjëkund një gjë të tillë.

Pak ditë më parë Trump shprehur shqetësim se ka një lëvizje politike që po arrin deri në nxjerrje të sekretit në media për të goditur dhe minuar presidencën e re, ndërkohë që Barack Obama, ky Nobelist unik edhe për vetë historinë e këtij çmimi, nuk po lë më vendim pa marrë për të ndërtuar murin e ri në marrëdhëniet ndërkombëtare.

http://www.haaretz.com/us-news/1.764298

Një pyetje është shumë serioze për ata që ndjekin parodinë elektorale amerikane: çfarë bënë 17 agjencitë e sigurisë në këtë vend për këto tema? A përbëjnë kundërvënie kushtetuese këto informacione kofidenciale dhe mbi të gjitha a ka një raport definitiv që të pohojë se natyra kompromentuese e materialeve që posedohen nga Rusia, kompromenton edhe vetë pozitën dhe liriën vendimmarrëse të presidentit të ardhshëm?

Me sa duket kanë mbetur edhe disa gurë për t’u luajtur dhe ato do të luhen, por me gjasë pa ndonjë efekt. Vetëm një orë më parë në Facebook e Trump ishte një status: Ky është fillimi. Ne do ta bëjmë Amerikën Madhështore sërish