Raporti konfidencial për Trump – dyshime për lajme të rreme (Fake News)

Fake News – kështu i ka komentuar presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump raportimet e fundit që kanë dalë përmes CNN e që ndërtojnë një skenar për kapjen e tij nga rusët. Mediat kanë hedhur në qarkullim një raport prej 35 faqesh, i cilësuar sensitiv ku referohen burime nga shërbimet ruse që flasin për një përpunim në 5 vite të Trump, për aktivitete të sikletshme në sferën private, por edhe për favorizime të mëdha në biznes. Ndonëse u deklarua se FBI-ja po heton, keu i Byrosë, James Comey, nuk ka pranuar të bëjë publike ndonjë gjë. Në një raportim përpara senatit, Comey tha se ai nuk mund të pohojë ose jo, publikisht nëse ka një hetim ndaj Trump që ka të bëjë me këtë raport i cili mban datën 13 dhjetor. Senatori demokrat Ron Wyden ka pyetur nëse mund të ketë një përgjigje brenda datës 20 janar, por Comey nuk ka pranuar të komentojë.

Ai ka bërë të ditur se ka patur ndërhyrje në bazën e të dhënave shtetërore të votuesve por ka shtuar se “asnjë aktivitet nuk është vënë re në këtë drejtim në ditën e zgjedhjeve”.

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” që përcjell qëndrimin e Kremlinit ka nënvizuar se deklaratat e Comeyt dhe sidomos pranimi prej vetë mediave që kanë botuar raportin se ai është i dyshimtë dhe në disa të dhëna i pambështetur e me gabime, e gjithsesi kanë ecur me publikimin e tij, e kthen këtë që po ndodh në një lojë politike.

Gjueti shtrigash, ka komentuar Trump që ka theksuar se “për 10 ditë do të jem presidenti juaj”. Këto zhvillime nuk mund të mos vihen në lidhje me mesazhin e fundit të presidentit në detyrë Barack Obama, që apeloi për luftë për mbrojtjen e demokracisë.


Raporti i plotë: https://www.documentcloud.org/documents/3259984-Trump-Intelligence-Allegations.html

Shumë herëqë nga viti 1999 www.mekulipress.info ka shkruar dhe ka analizuar problematikën e lajmeve të kontrolluara, të rreme e të manipuluara nga RadioTelevizioni Publik i Kosovës dhe nga mediat shqipe të Tiranës dhe të Prishtinës, në përgjithësi.
Sot kjo ceshtje do të duhje të alarmonte lexuesit dhe gazetarinë shqipe të sëmurë.
/MekuliPress/