Raporti “sekret”, njollë mbi gazetarinë. Kryqëzohet BuzzFeed

Orteku i propagandës për rrezikun rus duket se nuk do të ndalet, pavarësisht se gjeneruesit kryesorë të saj janë kapur në gabime të mëdha edhe vetë. Ndonëse i gjithë skenari për hakerimin rus në zgjedhjet amerikane nuk ka arritur të japë deri më sot një konkluzion të vetëm se cili ishte rezultati i kësaj fushate të presupozuar, goditjet në të njëjtin drejtim vazhdojnë.

Shërbimet sekrete amerikane janë bërë pjesë e një loje politike, që si çdo lojë politike nuk ka epilog të qartë, por vetëm përballje alibish dhe demagogji. Në dështmitë e tyre, drejtuesit e agjenciave kanë folur për akivitete ruse, por pa konkluduar se ato ndikuan në zgjedhjet ku Hillary Clinton mori 3 milionë vota më shumë se Trump. Ndërkohë drejtori i FBI-së, Comey, ka deklaruar se nuk ka patur aktivitet kibernetik ndaj regjistrit të votuesve ditën e zgjedhjeve, çka provon se çdo fushatë e hamendësuar mbetet në kuadrin e lufëës informative.

Aq e vërtetë është kjo saqë në këto 24 orë disa media kryesore në SHBA, janë ekspozuar keq në standarin profesional të tyre përmes publikimit të një raporti i ashtuquajtur konfidencial sipas të cilit rusët disponojën të dhëna të sikletshme për Donald Trump. Madje ata kanë 5 vjet që përgatitin Trump për këtë moment.

Abuzimi me besimin e publikut nga CNN dhe burimi original i publikit, BuzzFeed, kanë provokuar reagime edhe në komunitetin e mediave ndërkombëtare, që në zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA udhëhoqën një fushatë denigruese gati ndaj mediave sociale.

Në një shkrim të posaçëm, titulluar: “Lajmet për Trump përhapen më shpejt sesa reporterët të mund t’i verifikojnë”, Associated Press, referon disa zëra të gazetarisë që vënë në dukje se publikimi i raportit prek shumë standardet e gazetarisë. Ndonëse shtohet se media sociale dhe internet kanë vënë në krizë të madhe mediat tradicionale, sidomos me transformimin e mekanizmave dhe shpejtësisë së përhapjes së informacionit, rënia në këtë pikë nuk jusitifikohet.

Kryeredaktori i BuzzFeed publikoi një sqarim për arsyen e publikimit të raportit, por pakkush e merr në konsideratë një justifikim të tillë.

Ku është raportimi këtu”, citon AP, Kelly McBride të pointer Institute.

https://apnews.com/36e59130e0ec4fc3b3da49a7598fdb24?utm_campaign=SocialFloë&utm_source=Facebook&utm_medium=AP

http://www.poynter.org/2017/buzzfeeds-trump-bombshell-was-fired-irresponsibly/444987/

Me synime që po shpalosen qartë si pjesë e axhendave  politike, e më keq, të lobeve të ndryshme, media tradicionale po godet veten në përpjekjen për të trumpizuar në ekstrem, sipas modelit të vet perceptiv, Donald Trump.

Edhe gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim kësaj që ndodhi e që në rrugë zyrtare mori një përgënjeshtrim nga Kremlini, që aktualisht është në pozitën kur mund të shohë sesi sistemi amerikan ka future veten në kurth. “The Guardian” shkruan se refuzoi ta publikonte raportin, ndërkohë që referon një sërë zërash të medias ndërkombëtare në Perëndim që e kanë kritikuar atë që bëri BuzzFeed e mandej CNN dhe media të tjera.

Sqarimet mbi arsyen e publikimit, pa ofruar kritikën dhe shqyrtimin e dokumentit nuk kanë vlejtur dhe me siguri që ky rast i vë një njollë të madhe gazetarisë amerikane. Një njollë që në vend se të raportonte diçka – synoi të dëmtonte Donald Trump e përfundoi në një flluskë turpi.

https://www.theguardian.com/media/2017/jan/10/buzzfeed-publishes-donald-trump-russia-documents-ethics-questions?CMP=fb_gu