Home Media dhe Politika MEDIAT DHE POLITIKA / Pse jo? Edhe gazetaria shqipe si ajo norvegjeze:...

MEDIAT DHE POLITIKA / Pse jo? Edhe gazetaria shqipe si ajo norvegjeze: Inteligjente në ngjarjet e kohës

Shpërndaje

Gëzim Mekuli

Të fuqishme e tronditëse janë fjalët tona. Shkatërues është teksti shqip. Fjalori i gazetarisë shqipe është ofendues. Tjetërsues është komunikimi ynë kulturor, social e politik. Shkurt e shqip: Fjala, gjuha, teksti e fotografia jonë po i përngjanë botës së vjetër; po i përngjajnë botës së Xhordano Brunos.
“Unë të admiroj”! Dhe jo vetëm kaq. Ai, së bashku me gruan Marie, me 18 Mai 1943, viziton ministrin e propagandës së Hitlerit, Joseph Göbels, në vilën e tij në Berlin.
Pas vizitës, poeti u tregua i ngazëllyer dhe tejmirënjohës. Ai vendosi për t’ia dhuruar Göbelsit nderin më të lakmuar, që ai e kishte marrë në jetën e tij; Medaljen e artë të Nobelit për letërsi,me gjith diplomë.
Ministri i Hitlerit e priti me ngrohtësi dhe me përzemërsi shkrimtarin e madh norvegjez. Pas vizitës Göbelsi shprehet; “Kjo vizitë ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën time”. “Kur Hamsun më pa për herë të parë , sytë e tij ju mbushën me lot,” shënon Göbels në ditarin e tij.

PKT 3344 – 238955
1934
HITLER’S PROPAGANDA
DR GEOBBELS

 

Para zgjedhjeve parlamentare, në vitin 1936, ai mbështeti, pa rezervë, udhëheqësin e Asamblesë Kombëtare, Vidkun Quisling, bashkpunëtorin dhe ideologun e Adolf Hitlerit. “Po të kisha dhjetë vota, atij, të gjitha do ja kisha dhënë”, shënon shkrimtari i madh norvegjez e botëror në ditarin e tij.
Me 7 mai 1945, në gazetën e kontrolluar nga nazistët, si nekrolog e me dhimbje përkujton Adolf Hitlerin dhe, e vlerëson si një burrë e si një patriot të madh të njerëzimit. Ja se çfarë shkruan, ndër tjerash, për kriminelin, fituesi i çmimit nobel, shkrimatari dhe eseisiti i madh i kombit norvegjez dhe i njerëzimit, Knut Hamsun: “Ai ishte një luftëtar, një luftëtar për njerëzimin dhe një predikues për të drejtën e të gjitha kombeve. Ai ishte i një karakteri të reformuar, i rangut më të lartë, …” ”…ne, ndjekësit e tij të ngushtë, përulim, tani, kokat tona në vdekjen e tij.
Përse ngatërrohet Knut Hamsun me gazetarin shqipe? Kush është Hamsun? Vepra e tij cila është? Orientimi i tij politik?
Knut Hamsun, sot, është një nga romancierët më të mëdhenj të Norvegjisë dhe jashtë sajë. Është ky, një figurë e rëndësishme e neo – romantizmit dhe stilisti i letrave më me ndikim në periudhën midis dy luftërave botërore. Romani i tijë (1890), “sult” (uria), mund të shihet edhe si një prodhim pionier në letërsinë e modernizmit evropian. Hamsun në vitin 1920 fitoi Çmimin Nobel për letërsi. Hamsun është, gjithashtu, një intelektual i diskutueshem: Ai kishte raporte tejmiqësore me kreun më të lartë të nazizmit gjerman dhe, hapur, kishte mbështetur dhe përkrahur pushtimin gjerman të Norvegjisë.
Por, pavarësisht nga kjo, Knut Hamsun, sot, ka një vlerësim të lartë tek kombi norvegjez, jo per përkrahjen dhe mbëstetjen që ky i dha nazizmit gjerman dhe pushtimit gjerman ne Norvegji, por për shkak të vlerave të mëdha artisitke e letrare që ky shkrimtar i la kombit norvegjez. Knut Hamsun është ikona e identitetit novegjez. Është i nderuar, i dashur e i pazëvëndësuar. Norvegjezët e ruajtën, gazetaria e pastroj, bota intelektuale e arsyetoj dhe “e kuptoj” orientimin e tij të mbapsht politik.
Tash, pyes, ku jemi ne? Cilët janë përbërësit e gazetarisë dhe akademisë shqipe? E sinqertë? E plotë? Largëhedhëse?
Heronjë, ikonat, simbolet, kritikët, akademikët dhe shkrimtarët tanë si janë? Si është intelektuali që nuk i përket e nuk e mbështetë mendimin dominues politik e mediatik? Cilin vend ua ka rezervuar, media shqipe, shpirtërave të kombit? Dje dhe sot? Ua them unë!
Këta po sulmohen. Ata po përbaltën e po prishësohen nga fjala; Nga gjuha jonë. Ka më shumë se 20 vjet që shpërtheu liria e fjalës dhe, bashkë me të, fjala e papeshuar dhe e pamenduar mirë. Ka më shumë se 100 vjet që kryeportretet shqiptare, shtyllat e letërsisë, akademisë dhe të historisë, në mënyrë prekëse e të pakuptueshme, u përdhosën, “u pushkatuan” e u ofenduan.
Gazetaria shqipe, inteligjente në ngjarjet e ditës?
Nesër, fëmijët tanë, e, fëmijët e fëmjëve tanë, do na lexjnë e do na gjykojnë. Ndërmjetësimi ynë, kuvendimi ynë, bisedimi ynë, po zotërohet nga intrigat, nga të pavërtetat, nga prapaskenat, nga krimi e poshtërimi; Shpirtëror e material. Shpresoja e besoja se shteti, institucioni i shkencës, edukimit dhe arsimit, dhe pashmangshëm, media pubike, do të mendoj, do të kundërshtoj, do të organizohet e do t’i “deli zot” vlerës, humanes “e shpirtërave” të kombit. Edhe unë, si të tjerët, dëshiroja e shpresoja; Si kombet e tjera që ditën, deshën e mundën të mbrojnë, të kuptojnë e ta pranojnë poetin e frymëzuesin e tyre të madh. Besoja se, edhe ne mund të jemi si kombi i shkrimtarit të madh, e intelektualit të madh, por kundërthënës, Knut Hamsun.
Përse përzihet Knut Hamsun me median e me fjalën shqipe, do të pyesnin lexuesit e nderuar? Kush është Hamsun? Vepra e tij?
Orientimi i tij politik?
Knut Hamsun është një nga romancierët më të mëdhenj të Norvegjisë dhe, jashtë sajë. Është ky një figurë e rëndësishme e neo – romantizmit dhe stilisti i letrave më me ndikim në periudhën midis dy luftërave botërore. Romani i tijë (1890), “sult” (uria), mund të shihet edhe si një prodhim pionier në letërsinë e modernizmit evropian. Hamsun në vitin 1920 fitoi Çmimin Nobel për letërsi. Hamsun është, gjithashtu, një intelektual i diskutueshem: Ai kishte raporte tejmiqësore me kreun më të lartë të nazizmit gjerman dhe, hapur, kishte mbështetur dhe përkrahur pushtimin gjerman të Norvegjisë. Dhe kurrë nuk u pendua për orientimin e tij politik!
Pavarësisht nga kjo, Knut Hamsun, sot, ka një vlerësim të lartë tek kombi norvegjez, jo për përkrahjen dhe mbëstetjen, që ky i dha nazizmit gjerman dhe pushtimit gjerman ne Norvegji, por për shkak të vlerave të mëdha artisitke e letrare, që ky, i la në trashëgimi, kombit norvegjez. Po, Knut Hamsun është ikona e identitetit novegjez. Norvegjezët e ruajtën, e pastruan, e arsyetuan dhe “e kuptuan” orientimin e tij të mbapsht politik.
Çbëjnë shqiptarët me ikonat e tyre?
Gazetaria jonë, institucioni i lajmeve dhe shkolla e gazetarisë nuk arritën të bëhen forum për shkëmbimin e të resë, e as arenë për kritkën ndërtuese. Kjo shkollë, e këta mësues të gazetarisë, nuk arritën “t’a mësojnë” gazetarin e gazetaren se si ndahet komenti nga lajmi dhe si veçohet “ndjenja” prej “logjikës” dhe “faktit”. Media shqipe, publikja jonë, nuk ishte e aftë t’a “rregullon” fotografinë “knuthamsuniane” për ikonat e kombit. Ajo, jo që nuk diti ta “rregulloj, por e “çregulloj” fotografinë e plotë të përfaqësuese e të grupeve përbërëse të kombit e të shoqërisë sonë? Gazetria jonë nuk kishte mundësi ta bënte këtë sepse, ajo u bë bisht i politikave ditore; u shndërrua në bisht të partisë, të fesë e, gjithsesi, në shërbim të grupeve të fuqishme (ekonomike e politike) rajonale e ndërkombëtare.
Paraqitjen e vlerave shqipe dhe qartësimin e qëllimeve kombëtare, media shqipe nuk e bëri dot, përkundrazi ajo i mjegulloj këto, ajo i fshehi këto?
Gazetaria jonë nuk ka çasje të plotë në intelegjencë, ajo po frymëzohet nga diçka tjetër…!