Shpërndaje
Homemade Barbecue Meat Balls with Red Sauce

Europol ka njoftuar arrestimin e 66 personale me dyshimin e tregtisë së mishit të kalit, të papërshtatshmëm për konsum njerëzor. Gjatë operacionit u sekuestruan llogari bankare, pasuri të paluajtshme dhe makina luksoze.Policia spanjolle ka nisur hetimet për një rrjet që kryente therje të kuajve në Spanjë dhe Portugali. Kuajt që thereshin ishin shumë të moshuar ose tërësisht të papërshtatshëm për konsum njerëzor. Përmes dokumentave të falsifikuara ky rrjet e eksportonte mishin në Belgjikë – një nga eksportuesit më të madh të mishit të kalit në Bashkimin Evropian.

Zyra e Policisë Europiane ka njoftuar se 65 të dyshuar janë arrestuar në Spanjë dhe i dyshuari kryesor, një holandez, u arrestua në Belgjikë. “Në Spanjë, 65 persona janë arrestuar pasi akuzohen për krime të tilla si abuzimi i kafshëve, falsifikim i dokumenteve, pengim i drejtësisë, krime kundër shëndetit publik, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale”-thuhet në deklaratën e Europolit.Testet e kryera në Irlandë në vitin 2013 treguan se disa produkte të shitura si mish viçi, në fakt ishin 100% mish kali.

http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/89364/syllipseis-gia-to-mega-skandal…