Shpërndaje

Në mbrëmje do të vendoset për fituesit: Por një gjë është e sigurtë: AfD-ja, krah i djathtë populist, do të ketë përfaqësues në Bundestag. Në ditën e zgjedhjeve shumë rusë ende po luajnë me përkrahjen e reklamës së djashtistëve, informon MekuliPress.

Që nga e shtuna, qindra “bots” – llogari të automatizuara për rrjetin social Twitter – janë duke bërë fushata aktive për të mbështetur ekstremistët e djathtë, AfD-në. Shumë prej tyre vijnë nga Rusia.
Të shtunën pasdite, një llogari me emrin “@RenateBiller” botoi një mesazh me përmbajtjen: “Nëse ata mbeten në pushtet, atëherë do të ketë luftë civile në 5 vjet. #afd # pushtimet zgjedhore #islamizim #afd # përzgjedhës #vështrues “.

Në shikim të parë, kjo reklamë, nuk ka asnjë problem – POR: Llogaria e hapur vetëm pak ditë më parë kishte vetëm 16 ndjekës Megjithatë, përkrahësi i AfD-së, vetëm pas dymbëdhjetë orëve, arriti të kishte 643 “Likes” (Pëlqime).
Opinioni publik gjerman është duke u ndikuar me qindra llogari retweeting, që vijnë nga Rusia. Këto llogari kanë emra rusë dhe përbëhen nga një kombinim i rastësishëm i shkronjave dhe numrave.

Reklama ruse ishte aktive edhe në zgjedhjet e SHBA-së. Tani kjo reklamë ruse është prezente edhe në Gjermani. Në Kosovë e në Shqipëri opinioni publik është i ndikuar në masë të madhe nga mediat sociale dhe nga ato vizuele. Di kush të argumentoj se kush qëndron prapa reklamave partiake, që po lancohen në fushatën e partive politike? Kush është prodhuesi i tyre? Qëllimi dhe interesi i kësaj reklame cili është? /MekuliPress/