Shpërndaje

Gazetarët bullgarë organizuan një protestë për të drejtën e tyre për të punuar lirisht, pas disa ditë tensionesh të ashpra mes politikave të partive në fuqi dhe medias së vendit.

Protesta e zhvilluar para kryeministrisë në Sofie u organizua nga dega bullgare e shoqatës së Gazetarëve Evropianë, në mbrojtje të së drejtës për të bërë pyetje kritike dhe për të kërkuar përgjigje nga njerëzit në pushtet.

“Ne nuk kemi frikë se mund të humbim vendin e punës dhe nuk do të dorëzohemi ndaj presionit të qeveritarëve për të bërë vetëm pyetje boshe dhe të thjeshta”, thanë organizatorët.

Protesta nisi fillimisht prej akuzave të zëvendës-kryeministrit Valeri Simenov se mediat më të mëdha elektronike të vendit NOVA TV dhe BTV, kishin nisur një “fushatë masive njollosjeje” kundër tij. Simeonov dhe politiakanë të tjerë në Bullgari kanë kërcënuar me nënkuptime të humbjes së vendit të punës për gazetarë që bëjnë pyetje të papërshtatshme.
“Ti po përdor falë të rënda që mund të të kushtojnë bukën, siç ia kushtuan kolegut tënd”, ka thënë deputeti i partisë në fuqi GERB, Todorov në një nga regjistrimet.