Shpërndaje

Berlin/Washington D.C. – Presidenti amerikan Donald Trump thuhet se ka kërkuar një krahasim të IQ-së (IQ-koeficineti i intelegjencës) me sekretarin amerikan të shtetit z. Rex Tillerson. Bazuar në shkrimin e Washington Post, Trump si reagim ndaj deklaratës së pretenduar të ministrit të tij të jashtëm, se Trump „na ishte një idiot (“moron”) dhe se nuk ka dijeni mbi politikës së jashtme“, theksoj: „Unë mendoj se këto janë lajme të rreme. Por nëse ai me të vërtetë e ka thënë këtë, unë mendoj se ne duhet të bëjmë një krahasim të IQ-së. Dhe unë mund t’ju them se kush do të fitojë, “tha Trump në një intervistë me revistën Forbes.

Tillerson dhe Trump kanë pasur dallime për një kohë të gjatë. Kjo është mënyra se si ish-drejtuesi 65-vjeçar i kompanisë naftës ExxonMobil foli në lidhjen e marrëveshjes së mbrojtjes së klimës në Paris. Po ashtu në politikën ndaj Iranit, Tillerson ka një qëndrim më të moderuar se saTrump. Ky i fundit kohët e fundit ka qortuar Iranin, duke thënë se revolucionarët iranian ishin terroristë. Irani reagoi me indinjatë, duke pohuar të kundërtën, se rojet iraniane kishin luftuar në mënyrë efektive kundër terroristëve të Shtetit Islamik (IS) në vitet e fundit.

Tani mbetet të shihet nëse do të kemi një testim të tillë politikë mes dy figurave kyçe të administatës amerikane dhe nëse një gjë e tillë do i bënë mirë autoritetit dhe reputacionit të presidentit Trump!

Burimi: Washington Post, Forbes dhe RND

MelupiPress