Shpërndaje

Njerëzit e zgjuar janë mendimtarë fantastikë. Është tronditëse se sa shumë njerëz në botën e sotme mohojnë provat shkencore për këtë apo atë dukuri, duke u kapur fort pas besimeve të tyre. Njerëzit e zgjuar përdorin mendimin kritik dhe arsyetimin, në vend të supozimeve, për të kuptuar botën rreth tyre.

Jeta nuk është e gjitha punë. Njerëzit e zgjuar e dinë këtë dhe përpiqen për të gjetur një ekuilibër. Një nga gjërat më të rëndësishme që njerëzit e zgjuar bëjnë çdo ditë, është të “shpërblejnë” veten. Qoftë një udhëtim në Karaibe, qoftë një gëj e vogël si një akullore, njerëzit e zgjuar e shpërblejnë veten kur bëjnë gjëra të mira.

Ne të gjithë e kemi atë zë brenda në kokën tonë, që na tregon se e kemi gabim, jemi shumë qesharakë, ose nuk të mirë aq sa duhet. Njerëzit e zgjuar e dinë se është e pamundur që ta eliminosh plotësisht këtë zë, kështu që ata përqëndrohen në ndjekjen e instiktit, dhe e zvogëlojnë peshën që i japin zërit të bezdisshëm.

Njerëzit e zgjuar kanë opinione – për çdo gjë. Edhe në qoftë se ata nuk janë të interesuar për Kardashianët ose politikën e naftës, njerëzit e zgjuar vetë-edukohen në lidhje me tema të ndryshme, dhe e kanë të lehtë të hyjnë në një bisedë me këdo që takojnë.

Sa më i zgjuar je, aq më vonë shkon të flesh përnatë. Të fjeturit vonë dhe zgjimi i vonshëm lidhet me një kuocient inteligjence më të lartë. Edhe pse nuk ka domosdoshmërisht një lidhje shkakore këtu, njerëzit më të zgjuar në përgjithësi preferojnë që të qëndrojnë zgjuar deri pas mesnate.

Njerëzit e zgjuar lidhin qartësisht veprimet dhe pasojat. Ata vlerësojnë opsionet e tyre, në vend se të marrin vendime impulsive, pa marrë parasysh rezultatin.

Mund të duket si ide e mirë që të braktisësh shpejt një anije që po fundoset, por njerëzit e zgjuar e dinë se anija mund të ketë vetëm një rrjedhje të vogël dhe ajo mund të shpëtohet. Ata praktikojnë këmbënguljen, duke e ditur se zakonisht gjërat janë të vështira, para se të bëhen të lehta. Ndërsa njerëzit e tjerë mund të heqin shpejt dorë gjatë rrugës, njerëzit e zgjuar e ruajnë besimin dhe vazhdojnë përpara.

Ndërsa mund të duket se forcimi i vetvetes është mënyra më e mirë për të përparuar në jetë, njerëzit e zgjuar përqëndrohen edhe në forcimin e të tjerëve. Ata përmirësojnë jetët e të tjerëve, duke e ditur që sa më mirë të jenë të tjerët, aq më shumë ata mund t’i ndihmojnë për të ecur përpara.

Jeta moderne është e mbushur me shpërqëndrime. Vija ndarëse mes njerëzve tepër të zgjuar dhe atyre mesatarisht të zgjuar është se si ata merren me këto gjëra të përditshmërisë. Njerëzit e zgjuar përballen me një stuhi shpërqëndrimesh të përditshme, por e dinë se si t’i lënë mënjanë, dhe të përqëndrohen në gjërat më të rëndësishme.

Ata dështojnë – dhe shumë madje. Rritja më e mirë në jetë vjen nga dështimet tona, dhe ne nuk mund të dështojmë, në qoftë se nuk përpiqemi. Njerëzit e zgjuar janë papushim të orientuar nga eksperienca, duke provuar gjëra të ndryshme dhe duke pranuar se dështimi është pjesë e natyrshme e jetës dhe rritjes.

Njerëzit e zgjuar janë aq të zgjuar sa ta dinë se nuk janë dhe aq të zgjuar. Si i thotë ajo shprehja: ”Sa më shumë mësoj, aq më shumë e kuptoj se sa shumë nuk di”. Njerëzit e zgjuar nuk kanë nevojë të tregojnë njohuritë e tyre dhe të veprojnë sikur i dinë të gjitha. Ata e kuptojnë se inteligjenca tregohet më mirë nga pyetjet e bëra, se sa përgjigjevet e dhëna.

Përderisa ne nuk mund të kemi të gjitha përgjigjet, njerëzit e zgjuar rrethohen nga njerëz të zgjuar – shpesh me njerëz që janë edhe më të zgjuar se ata. Mendoni Richard Bransonin apo Steve Jobsin; duke u rrethuar nga njerëz të zgjuar, ata besonin se ekipet e tyre do të merrnin vendime të mira.

Duhet të jetë e vetëkuptueshme, që ne duhet të mësojmë prej gabimeve tona, por për çudi, shumë njerëz nuk e bëjnë. Njerëzit e zgjuar identifikojnë çdo gabim, si një mundësi për të mësuar dhe i shqyrtojnë vendimet e të kaluarës, me qëllim që të marrin vendime më të mira në të ardhmen.

Njerëzit e zgjuar janë vazhdimisht në kohë. Mendojeni pak: Sa herë që vonoheni për një takim, kjo i thotë tjetrit se koha juaj është më e rëndësishme se e tija. Njerëzit e zgjuar e dinë se të tjerët e mbajnë mend se si i ke trajtuar, dhe përpiqen gjithmonë të jenë në kohë.

Me ritmin e cmendur të ndryshimit në botën e sotme, noto ose mbytu është bërë loja e ditës. Njerëzit e zgjuar përshtaten përditë, duke ndryshuar veten dhe proceset e tyre bazuar në situatën aktuale. Ata zgjidhin problemet e reja në mënyra krijuese, gjë që i bën të dallojnë nga të tjerët.