Shpërndaje

Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka marrë ende ndonjë njoftim nga Interpoli për të hequr urdhrin për arrestimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kurse Gjykata e Lartë serbe ka thënë sot për “Beta” se fletarrestimi për shefin e qeverisë kosovare mbetet në fuqi.

“Asnjë vendim për tërheqjen e urdhër-arrestit nuk është bërë. Urdhri mbetet në fuqi”, ka bërë të ditur kjo gjykatë.

Gjatë ditëve të fundit u konfirmua se me kërkesën e UNMIK-ut, Interpoli kishte hequr Haradinajn nga lista e të kërkuarve për krime lufte.

Veç Haradinajt, nga kjo listë janë hequr edhe 17 persona tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se do të bjnë ankesë ndaj këtij vendimi, kurse rasti do të trajtohet edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministri serb, Aleksandar Vulin, kishte reaguar ashpër dje gjatë ditës duke thënë se fletarrestimi ndaj Haradinajt nuk do të largohet.