Shpërndaje

Që nga viti 2019 shteti Austriak do të lejojë këdo person që të martohet me partnerin/partneren e tij/saj brenda së njëjtës gjini. Këtë lajm e raporton Agjecia Botërore e Lajmeve CNN e cila sqaron se “Gjykata Kushtetuese e Austrisë” do të miratojë së shpejti këtë ligj.

Ligji i martesave do të ndryshojë që nga 31 Dhjetori i këtij viti, duke u formësuar edhe për martesat e LGBTI. Ky vendim do ta rreshtojë shtetin e Austrisë krahas shteteve të tjera që do të miratojnë këtë ligj, ose e kanë bërë këtë gjë më përpara që janë Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Francë, dhe Britani e Madhe.

Epo si i thonë asaj shprehjës: “Le të triumfojë dashuria”.