Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nesër do të shpalosë platformën e tij për kryetar. Kurti prezantimin e kësaj platforme do ta bëjë në “Sallën e Kuqe” në Pallatin e Rinisë nga ora 15:00, shkruan MekuliPress.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi që është publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes.

Zgjedhjet për kryetar të Vetëvendosjes do të mbahen më 21 janar, ndërkaq Albin Kurti, themeluesi dhe ideologu i kësaj Levizje politike duhet të marrë mbi 50 për qind të votave për tu bërë kryetar i këtij subjekti. /MekuliPress/