Arteriet janë enë gjaku që transportojnë oksigjenin dhe lëndë të tjera ushqyese nga zemra në pjesë të tjera të trupit. Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta, elastike dhe të pastra.

Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të keni edhe arterie të shëndetshme, të cilat dërgojnë gjakun nëpër inde. Nëse arteriet nuk pastrohen, ato mund të bllokohen dhe qarkullimi i gjakut bëhet shumë i vështirë. Bllokimi shkaktohet nga kolesteroli, yndyra, mbetjet qelizore, fibrina dhe kalciumi.

Loading...

Nëse lihen pa trajtuar, arteriet e bllokuara mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga ato kardiovaskulare, artrit, shikim të turbullt, dhimbje kronike etj.  Prandaj është e rëndësishme që të konsumoni ushqime të shëndetshme për të parënduar bllokimin e arterieve dhe një sërë sëmundjesh pasuese.

Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet sugjeruar nga Shendeti.com.al që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe mbrojnë zemrën.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit, sidomos vaji i ullirit ekstra i virgjër, është i mirë për shëndetin e zemrës. Ky lloj vaji është i pasur në antioksidues të quajtur polifenolë, si dhe në yndyra mono-të-pangopura. Kombinimi unik i këtyre antioksiduesve dhe yndyrave të shëndetshme ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL). Kjo nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e formimit të pllakës bakteriale në arterie.

Shalqiri

Një frut i mirë për arteriet është edhe shalqiri. Ky frut ndihmon në parandalimin e arterosklerozës (formimin  pllakës bakteriale në arterie_.

Përveç kësaj, aminoacidi L-citrulline i gjendur tek shalqiri ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Ky aminoacid ndihmon edhe në zgjerimin e enëve të gjakut duke stimuluar prodhimin e oksidit nitrik.

Bajamet

Bajamet janë të mira për zemrën kur konsumohen në sasi të moderuar. Një studim nga Shoqata Amerikane e Zemrës ka zbuluar se bajamet mund të ulin nivelet  e kolesterolit të keq (LDL) me gati 15%.

Këto fruta të thata janë të pasura me yndyra poli-të-pangopura që ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL dhe rritjen e kolesterolit HDL.

Për më tepër, përmbajtja e lartë në magnez  bajameve ndihmon në parandalimin e formimit të pllakës bakteriale në arterie.

Brokoli

Shkencëtarët nga Kolegji Mbretëror i Londrës thonë se të paktën 1 kupë brokoli çdo ditë mund të parandalojnë bllokimin e artereve. Kjo perime është e pasur në sulforafane, që ndihmon trupin të përdorë proteinat për të parandaluar formimin e pllakës bakteriale në arterie.

Gjithashtu, si pasojë e përmbajtjes së lartë në vitaminë K, brokoli parandalon dëmtimin e arterieve nga kalciumi. Brokoli është gjithashtu i pasur në fibra, dhe studimet kanë treguar se një dietë e pasur në fibra mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit.

Hudhra

Një mënyrë e thjeshtë për të pastruar arteriet është të përfshini hudhër në dietë. Nga një studim i kryer në Gjermani shkencëtarët kanë zbuluar s përdorimi i rregullt i hudhrës mund të parandalojë forcimin e aortës.

Hudhra ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) dhe mbron shëndetin e zemrës.

Shega

Ky frut ekzotik ndihmon në pastrimin e arterieve. Ekspertët thonë se përmbajtja e lartë në antioksidues (sidomos vitaminë C dhe polifenolë) e shegës, stimulon prodhimin e oksidit nitrik, i cili ndihmon në rrjedhjen e gjakut dhe hap arteriet. Ky frut mund të parandalojë edhe formimin e pllakës bakteriale tek arteriet.

Salmoni

Salmoni është shumë i shëndetshëm për zemrën dhe mund të parandalojë formimin e pllakës bakteriale tek arteriet. Ky lloj peshku është i pasur në acide yndyrore omega 3, që ndihmojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit të mirë (HDL), rënien e niveleve të triglicerideve dhe inflamacionit tek enët e gjakut. Këto acide yndyrore mund të ulin edhe tensionin e gjakut.

Shafrani i Indisë

Kjo erëz është një agjent i fuqishëm anti-inflamator që mbron arteriet nga çfarëdolloj bllokimi. Shafrani përmban kurkuminë, që ul inflamacionin, shkaku kryesor i forcimit të arterieve.

Avokado

Studimet kanë treguar se avokado mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL. Ky frut është i pasur edhe në vitaminë E që parandalon oksidimin e kolesterolit, dhe kalium që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Mund të konsumoni 1 avokado çdo ditë.

Shpargu

Shpargu, një perime  e shëndetshme në ngjyrë jeshile, gjithashtu ndihmon në pastrimin e arterieve. Kjo perime rrit prodhimin në trup të glutatione, një antioksidues që ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe parandalon oksidimin që çon në bllokim të arterieve.


 
Loading...