Pak ditë para zgjedhjeve të 11 qershorit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërmarrë një aksion për vizitë nëpër shkolla të Kosovës.

Loading...

Thaçi ka thënë se këtë nuk po e bën për qëllime elektorale, por akuza të tilla ndaj tij po vijnë përditë. Thaçi, fushatë pati bërë edhe në zgjedhjet e kaluara lokale në Drenas.

Ai në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, i pyetur se a po i bën për qëllime elektorale këto vizita nëpër shkolla, tha se mësimdhënësit, policët, ushtarët, mjekët e të gjitha kategoritë tjera nuk janë të vetëm të një partie.

“Nuk i komentoj qëndrimet politike. Mësimdhënësit janë të të gjitha partive politike, ashtu edhe policët, ushtarët… të gjitha kategoritë. Nuk i takojnë vetëm një partie, por janë të të gjithë Kosovës”, tha presidenti.

Thaçi tha se po i fton të gjithë për të votuar, por nuk po i fton të votojnë për një parti të caktuar politike.

“Unë i ftoj qytetarët me votu, sepse kështu vetëm sa forcohet demokracia”, tha ai.


 
Loading...