Lumir Abdixhiku e ka akuzuar PDK-në që sipas tij e ka kapur shtetit. Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës mendon se PDK e ka vendin në opozitën dhe se LDK-ja do ta bëjë ç’kapjen e Republikës.

Loading...

“Kapja e Kosovës është nisur e mirëmbajtur nga PDK. Fronti i LDK-së synim kryesor ka çkapjen e Republikës. Ka për synim zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit, luftën e pakompromis ndaj krimit e korrupsionit.

Ky synim s’mund të arrihet me PDK-në si partner. Ky synim arrihet veç me PDK-në në opozitë. Një LDK e pastër këtë do ta bëjë. Vija e përballjes me ta është e palëkundshme” shkruan Abdixhiku.


 
Loading...