Me kërkesë të partive opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, ishte thirrur në orën 10:00 seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit, gjatë të cilës pritej të shqyrtohej një dokument për marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi.

Mirëpo seanca nuk ka filluar punimet për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit qeveritar.

Loading...

Lidhur me këtë çështje, LDK e VV kanë mbajtur një konferencë për media në të cilën kanë adresuar kritika për mazhorancën.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, e quajti papërgjegjësi të madhe.

Ndërsa Glauk Konjufca, shef i GP të VV-së, tha se ky bojkot shpërfaq strategjinë e kësaj mazhorance.

“Kemi kërkuar të shqyrtohet ky dokumenti 30 faqësh për marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për ne ka qenë jetike sepse kjo marrëveshje përmban shumë defekte, kemi dashtë përball kryeministrit dhe ministrave të hapin këtë çështje. Por tash e disa herë mazhoranca po e aplikon strategjinë e bojkotit. Sot ata e treguan fytyrën e vërtetë, opozita erdhi në sallë, 1 orë e gjysmë pritëm, pushteti nuk ishte, është papërgjegjësi. Kjo po tregon që pushteti e ka marr drejtimin që të shkelin opozitën në këtë mënyrë, që zëri i opozitës mos të dëgjohet”, tha Konjufca.

Edhe Dardan Sejdiu i PSD-së, tha se është e çuditshme se si ata që thirrin seancë, nuk janë në Kuvend.

“Jemi këtu, do të jemi tërë ditën kurdo që të vazhdohet me seancë. Opozita mund të marrë një rol vendimmarrës në çështjen e dialogut”, tha Sejdiu.

Kujtojmë se në seancën e thirrur të pranishëm ishin vetëm deputetët e LDK-së, VV-së dhe PSD-së.

Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë për ditën e sotme me fillim nga ora 14, ku deputetëve pritet t’u adresohet deputetëve me një fjalim për fundvit.

Loading...