Elvis Hoxha

Edi Rama është një udhëheqës i vërtetë. Ai nuk lë asgjë pa drejtuar vetë. Asgjë pa rrafshuar vetë. Nga të gjitha anët paraqitet si shkatërrimtar i vërtetë. Në fytyrë ka ngjeshur kënaqësinë e të çmendurit dhe kolonia e zagarëve e ndjek me zell të paparë. Te mençuria që i autorizon vetes, pikërisht aty qëndron çmenduria e tij. Është figura banale e zakonshme e pushtetit që krijohet në trojet shqiptare. Duket sikur populli shqiptar ka për të vetmin synim të drejtohet nga arroganca e çmendur. Dhe vitet shkojnë e gjithnjë e më shumë degjenerohet aftësia politike e shoqërisë shqiptare.
Është në fund të fundit çështje e shijes. Arroganca e Ramës zbavit. Sepse ne kemi nevojë vetëm për zbavitje. Që nga telenovela e deri te teleRama shtrihet një masë e lartë parazitimi dhe krimi. Duket sikur populli shqiptar është një masë njerëzore e tepërt në planet. Madje sikur dhe e njeh mirë këtë fakt. Ndaj dhe ka qëllim mos të lidhet me truallin e vet. Shoqëria jonë është ajo që relativizon çdo vlerë pa aderuar kurrë në të. Me rrënimin e vlerave të shoqërisë, Rama dhe stafi i tij vulgar bëhet figura e duhur.
Ndaj dhe çdo protestë fiton legjitimitet kur pushteti është dramatikisht banal

Loading...